LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Ambasadori Gjerman mesazh të fortë politikës

8 Qershor 2020, 13:28, Politikë CNA
Integrimi në BE/ Ambasadori Gjerman mesazh të fortë

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf i ka drejtuar një mesazh të fortë politikës, ndërsa vë thekson tek funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në një mesazh në faqen zyrtare të ambasadës gjermane, Zingraf thekson se Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman dhe me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare, ndaj sipas tij duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

Zingraf thekson se vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

?Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.
Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ? këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit?.-shprehet Zingraf.

Lajmet e fundit nga