LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla shuan dyshimet/ Zbulon datën kur do zhvillohen zgjedhjet

8 Qershor 2020, 10:34, Politikë CNA
Balla shuan dyshimet/ Zbulon datën kur do zhvillohen zgjedhjet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur lidhur me marrëveshjen e për reformën zgjedhore si dhe zgjedhjet.
Balla mbylli çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme për organet e qeverisjes vendore.

Ai tha se zgjedhjet për kryetar bashkie do të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj të vitit 2023.

“Tani që zoti Basha nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t’i gënjejë përsëri është çështje e brendshme e PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill-15 maj të vitit 2023. Sa i përket zgjedhjeve në bashkinë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë”, tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga