Connect with Us

Avokatia e neveritshme ndaj përdhunuesve

Sociale

Avokatia e neveritshme ndaj përdhunuesve

Publikuar

-

Dy ditë më parë, opinion publik është tronditur nga historia i Adrianës, vajzës nga jetimorja, e cila rrëfeu në “Dua të të bëj të lumtur” se përgjatë gjithë fëmijërisë së saj ishte abuzuar seksualisht, duke nisur nga roja, mësuesit, kujdestarët e deri tek polici ku shkoi të denonconte.

Pas publikimit të këtij rasti pati reagime, shumë prej të cilëve vunë në pikëpyetje faktin nëse ky episod duhej të shfaqej.
Menjëherë moderatorja e emisionit, Arbana Osmani sqaroi se vajza, tashmë maxhorene, ka zgjedhur vetë të dalë më zë dhe figurë për t’i treguar publikut faktin se një viktimë e përdhunimit reagon.

Kjo është hera e parë kur një viktimë e përdhunimit ka zgjedhur që më zë dhe figurë të rrefejë historinë dhe për të treguar se çdokush mund të reagojë për padrejtësitë që i janë bërë.

Dikush mund ta gjykojë edhe si një të pavërtetë, historinë e vajzës në fjalë, por duhet marrë parasysh se nëse personi shpif apo gënjen përfundon në burg. Ajo ç’ka është më e rëndësishme, është fakti që kur një viktimë e përdhunimit tregon gishtin nga autorët, shoqëria duhet ta mbështesë, ta mbrojë dhe jo ta intimidojë.

Një psikologe periferike, e quajtur Antonjeta Pero, ka bërë paturpërsisht avokatinë ndaj përdhunuesit përmes disa postimeve të turpshme në rrjetet sociale duke u shprehur se fëmijët e jetimores kanë mllef sepse i ka braktisur prindi. Për më tepër, psikologia e quan përdhunimin “operacion pa narkozë”. Nuk e dimë se çfarë halli apo çfarë afeksioni ka kjo grua ndaj përdhunuesve, ne nuk dimë ta themi këtë, por fakti është që gjuha e përdorur, për një rast të tillë është një akt flagrant që fyen jo vetëm një viktimë, por një shoqëri të tërë.

LEXO EDHE:  Përdhunimi në Kavajë/ Merret në pyetje e mitura

Më i dhimbshëm është rasti kur ajo bëhet nga një njeri që pretendohet të jetë një profesionist në fushën e psikologjisë.
Në këtë rast, kjo grua aftësitë i ka përdorur për të bërë avokatinë ndaj përdhunuesit.

“I gjithë mllefi i fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve është se: Pse prindërit i kanë lënë në institucion dhe vetë ata (prindërit) jetojnë me tjetërkënd. Por kjo, do kapacitet të kuptohet”, shkruan Pero.

“Kur në shkollë kemi diskutuar marrëdhëniet seksuale me të mitur, u kam sqaruar të gjithë fëmijëve se: Përdhunimi është operacion pa narkozë. Të përdhunohen fëmijë në institucion e të mos bëjnë zë për këtë veprim, kur nuk janë asnjë minutë vetëm, e ne të na kalojë ky fakt, sikur po ua zbukurojmë ngjarjen më të shëmtuar, që mundet të ndodhë në jetën e tyre. Jeni të kujdesshëm!”, shkruan psikologia në një tjetër postim.

Si mund të gjejnë mbështetje tek kjo psikologe fëmijët ndërkohë që ajo ka kaq mllef ndaj tyre?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH-në, impakti negativ që kjo skemë ka sjellë tek përpunuesit, është i dukshëm, madje edhe i matshëm.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit” në një intervistë për Euronews Albania tregon pasojat, të cilat prekin një zinxhir të gjatë, hallka e fundit e të cilit duket se është konsumatori.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit”.

“Kur e blejmë ngarkohemi me 6%, pra rimbursohemi me 6 për qind të kësaj vlere dhe kur e shesim paguajmë 20%. Pra ngelemi 14 % zbuluar. Që në muajt e parë për shkak të barrës fiskale që na ngarkon më tepër, kemi rritur çmimet në treg të pjesës më të madhe të produkteve. Janë rritur 10-12 %. Kjo ka bërë që këto dy vite në qoftë se raftet kanë qenë me 50 % produkte bulmeti të huaja, tani kanë shkuar në 60 apo 70% dhe ndoshta më shumë në muajt dhe vitet në vazhdim nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar”, tha ai.

Ky sektor po përballet edhe me falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit, të cilat duket se po e ndajnë barrën e ngarkuar nga TVSH-ja vetëm me konsumatorin, pasi fermerët nuk e përballojnë dot atë.

 “Jo me larg se para pak javësh një nga kompanitë e cila ishte themeluar që në 1992 ka shpallur falimentin dhe një nga arsyet më të mëdha të kësaj ishte skema.  Industria e përpunimit të qumështit është gjetur në njëfarë mënyre midis dy zjarreve. Nga njëra anë ne nuk ja ulim dot çmimin fermerit, sepse kjo do çonte në   zhdukjen e lëndës së parë ose fermave. Nga ana tjetër ja kemi ngritur çmimin , me kosto shumë të madhe, afatgjatë sepse natyrshëm konsumatori do të kaloj në produkte që janë të konkurueshme ndoshta edhe më të lira sesa ne që vijnë nga importi”

Sipas Ndrekës në lidhje me kërkesat e tyre, qëndrimi deri tani i Ministrisë së Financës është i paqartë, ndërsa ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Sipërmarrjes duket pro ndryshimit të kësaj takse, nisur nga impakti negativ që ka sjellë në këtë industri. /Euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Do e hamë Vitin e Ri rehat apo me kufizime?/ Manastirliu zbulon si do festojnë shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse shqiptarët do ta festojnë të lirë Vitin e Ri.

Manastirliu deklaron se kjo varet nga respektimi i masave, ndërsa la të nënkuptohej se sipas gjasave nuk do të lejohen grumbullimet e mëdha.

Ajo theksoi në emisionin “Opinion” se Viti i Ri do të festohet me familjen ashtu si çdo vit.

Është në dorën tonë, por patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës po themi në normalitetin e ri, do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e grumbullimeve, por do të jemi me familjen. Do të gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur se do të jetë shumë më i mirë dhe këtë e them edhe për arsyen tjetër se vaksina do të vijë edhe në Shqipëri”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zbrazen serat e Myzeqesë, 10% e fermerëve braktisën zonën

Publikuar

-

Nga

Zbrazen serat e Myzeqesë, 10% e fermerëve braktisën zonën

Ata që investuan për ndërtimin e kësaj sere në Qerret të Lushnjës, nuk arritën të vilnin dot këtë prodhim. Punuan të gjithë si familje, por në fund falimentuan. Nuk kishin një treg të garantuar për prodhimin dhe ju drejtuan emigracionit. Tashmë e gjithë kjo serë është tharë dhe kjo familje punon serat greke.

Dita ditës, Myzeqeja, hambari i Shqipërisë për sa i përket të ardhurave që vijnë nga bujqësia, ka gjithnjë e më pak fermerë. Në zonën bujqësore të Lushnjës dhe Beratit vitet e fundit vihet re fenomeni i braktisjes së serave dhe rikthimi në emigracion i familjeve që punonin në to.

Blerim Qerreti, banor i fshatit Qerret tregon për Euronews Albania se mungesa e sigurisë për shitjen e produkteve, i bën fermerët të zgjedhin rrugën më të lehtë, ikjen

 “Ka 7-8 muaj që e ka braktisur. Mund t`i ketë shkuar një investim për këto 3 – 4 dynym, diku te 10 milion lekë. Ka ikur në kurbet, i ka braktisur këtu dhe ka ik me gjithë çunat. Punonin familjarisht dhe kanë ikur familjarisht. Shumë të tjera do pasojnë pas kësaj që do braktisen në këtë lloj forme, sepse çmimet, nuk na garanton njeri shitjen”, tha ai.

Shumë prej fermerëve për të ngritur serat e tyre kanë marrë kredi. Pas falimentimit e vetmja rrugë për t`i shlyer këto detyrime ka qenë emigrimi i të gjithë familjes. Banorët e fshatit Goriçan në Berat deklarojnë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe skemat e subvencionit kanë më shumë kritere përjashtuese.

 “Kjo është një serë 3000 metër katrorë, ai e ka ngritur këtë me kredi. E mbolli një fushatë, dy, tre fushata u detyrua sepse nuk po arrinte dot të likuidonte as kredinë që kishte marrë, u detyrua ta lërë siç e shihni, të ik në emigracion. Fushatën që vjen mund të kesh 70% të serave që do ngelin kështu. Se nuk arrijnë dot të marrin, të blejnë dot fidanin. Tani ti më detyron mua të kridhem në kredi, të bëj mbi 2000 metra katrorë, që ti të më subvencionosh mua. Vjen pastaj ma gjen serën 10 centimetra më të ulët, me 2.70 ai nuk të subvencionon”,  theksoi ai.    

Sipas Eduart Sharkës, kryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar vetëm gjatë këtij viti 10 % e fermerëve e kanë lënë punën në bujqësi dhe i janë drejtuar emigracionit.   

 “Rreth 10 % e fermerëve i janë rikthyer emigracionit. Di plot raste që pasi kanë provuar dy, tre vjet, kanë ardhur kanë investuar remitancat e tyre kanë marrë dhe përvojë, teknologjinë e kultivimit të bimëve në Greqi dhe Itali, kanë ardhur, kanë provuar, janë përballur me këto kriza tregu dhe i kanë lënë dhe serat janë të shkreta sot. Janë rikthyer në emigracion. Kanë ikur nga presioni i kredidhënësve pasi ata duan këstin. Në disa raste shkon deri në 30%, 25%, një kredi që vetëm në Shqipëri mund ta gjesh këtë lloj kredie”, tha ai.

Sipas Sharkës përpara dy vitesh qeveria premtoi një fond mbështetjeje në formën e garancisë bankare, për kredi me interesa të ulëta për bujqësinë, por kjo nuk u realizua. /euronews

LEXO TE PLOTE