LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj Ardian Çapjas/ Skuadra me 5 persona i bëri “pritë” me snajper, ja ku u vodh makina e municion

8 Qershor 2020, 11:17, Kronika CNA
Atentati ndaj Ardian Çapjas/ Skuadra me 5 persona i bëri

Të tjera detaje kanë dalë në dritë ne lidhje me atentatin në Elbasan, ku mbeti i plagosur Ardian Çapja.

Report Tv duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor në Elbasan, raporton se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper.

Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip “Volkswagen” sharon ka qenë e mbushur me municion, ç’ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre. Ndërkohë që dy persona e tjerë i kanë ndihmuar tre autorët që të largohen nga vendi ku dogjën makinën në Fushë Mbret, pak metra nga vendi ku ndodhi atentati.

Gjithashtu gazetari Elton Qyno mëson se makina është vjedhur në Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Lajmet e fundit nga