LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardian Çapja transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Familjarët fshehin ngjarjen: U rrëzua në banesë!

8 Qershor 2020, 09:30, Politikë CNA
Ardian Çapja transportohet me urgjencë drejt Tiranës/

Pas plagosjes me armë zjarri, Ardian Çapja është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë.
Mësohet se fillimisht ai u dërgua në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por më pas u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

Familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë por ishte Policia e Shtetit ajo që sqaroi rrethenat e ngjarjes.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka sqaruar se Çapja ka shkuar në urgjencën e spitalit të Elbasanit pasi ishte plagosur me armë zjarri. Gjithashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zjarrfikës./CNA.al

Lajmet e fundit nga