LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau bashkëfshatarin për një vend në varreza/ Vetëvaret në burgun e Krujës 47 vjeçari

7 Qershor 2020, 16:17, Kronika CNA
Vrau bashkëfshatarin për një vend në varreza/ Vetëvaret

Është varur në burgun e Krujës, Zamir Topi shtetasi që i preu kokën komshiut të tij në Korçë, 4 muaj më parë pas sherrit për një vend në varreza.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku 42-vjeçari ishte vetëvarur me çarçafë në qelinë e tij.

Ai vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me mjekim të detyruar edhe në burg.

Si ndodhi ngjarja e vrasjes së bashkëfshatarit të tij?

Ngjarja e rëndë ndodhi në pazarin e Korçës, ku  Zamir Topi goditi me sëpatë në kokë 50-vjeçarin Dashnor Osmani.  Ky i fundit humbi menjëherë jetën. Autori u shpreh se vrau Osmanin pasi i dhunonte varrin e nënës. Gjykata kishte dhënë për 42-vjeçarin masën e sigurisë ?arrest me burg?./CNA.al

Lajmet e fundit nga