LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi me nënën e adoleshentit të dhunuar/ Këlliçi “shpërthen” keq ndaj Ardi Veliut

7 Qershor 2020, 17:16, Politikë CNA
Takimi me nënën e adoleshentit të dhunuar/ Këlliçi

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu pati me nënën e adoleshentit të dhunuar nga policia. Lidhur me kete takim ka reaguar dhe Belind Këlliçi  i cili shkruan se Veliu nuk e ka të vështirë të bindë një zonjë të vënë nën presion në një kohë kur bindi të dorëzohej “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balili.

“Ardi Veliu bindi Eskobarin e Ballkanit të dorëzohet, e njerëzit çuditen pse po bind një zonjë të vënë nën shënjestrën e sulmeve të policisë së shtetit ta takojë! Takimi me zonjën që ai personalisht përgojoi publikisht, tregon mendësinë që ka ky shtet dhunuesish, të cilën asnjë takim apo pseudo falje nuk e ndryshon dot! Meqë ra fjala, si ndodhi që u lirua ky polici përdhunues?!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga