LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strakosha "kërcënon" Lacion, kërkon 2 milionë euro ose ndryshe...

7 Qershor 2020, 10:16, Sport CNA
Strakosha "kërcënon" Lacion, kërkon 2 milionë euro

Tomas Strakosha është një nga elementët kryesorë të Lacios dhe për këtë kërkon më shumë vëmendje nga ana e klubit në lidhje me pagën e tij sezonale. Portieri ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me bardhekaltërit deri në vitin 2022, ndërsa përfiton një pagë inferior ndaj shifrës një milionë euro.

Gardiani i kuqezinjve duke ditur rëndësinë e tij kërkon një rritje të merituar, një shifër prej dy milionë eurosh në sezon. Sakaq, sipas mediave italiane, Strakosha nuk ka pëlqyer edhe faktin se para se të negociojë me të për çështjen e pagës, Lacio më parë ka mbajtur bisedime me Luliç, Parolo, Kataldi e Luis Alberto.

Tashmë, topi është tek drejtuesit e Lacios për ta bërë të lumtur pasi portieri i ka bërë të qarta kërkesat e tij ndërsa ofertat ndaj 25-vjeçarit nuk mungojnë.

Lajmet e fundit nga