LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peng të interesave kombëtare

7 Qershor 2020, 10:20, Kosova & Bota CNA
Peng të interesave kombëtare

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen më 21 qershor. Pavarësisht nga kjo qeveria e Malit të Zi vendosi kohët e fundit bazuar në një analize epidemiologjike, të hapë kufijtë e vendit për qytetarët e disa vendeve. Fakti që Serbia nuk është në mesin e tyre nënkupton për kryeministren serbe Ana Brnabi? që serbët janë “të padëshiruar” në Mal të Zi. Serbia do të mbrojë interesat e popullit serb, tha ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, vazhdon ta quajë Kosovën si një interes kombëtar duke pretenduar se Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të bindur vendet për të revokuar njohjen e tyre të Kosovës si një shtet të pavarur. Serbia është “peng e interesave kombëtare” thotë sociologia e mirënjohur Vesna Pe?i?.

Ndërsa opozita e përçarë dhe e dobët pretendon se në Serbi sundon radikalizmi antidemokratik, Presidenti Aleksandar Vucic po premton paga më të larta për punonjësit e shëndetit dhe po bën vizita në kantjeret e ndërtimit. Ai e nisi fushatën e tij zgjedhore në një dhomë me 286 ekrane nga të cilat duartrokisnin përkrahësit e tij. Shumëkujt në Serbi kjo ju duk groteske. Por kjo nuk e ndryshon faktin se kontrolli i ushtruar mbi vend nga “Partia e Përparimit Serb” SNS në pushtet dhe udhëheqësi i saj po bëhet gjithnjë e më absolut. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe e quan Vuçiqin me përulësi “Birin e Zotit?

Përndjekja e informatorëve

Një informator në Beograd tërhoqi kohët e fundit vëmendjen e publikut për një aferë të re korrupsioni: babai i ministrit të Policisë blinte armë të prodhuara në Serbi me çmime të favorshme dhe ua shiste ato palëve të treta. Procedimet juridike pasuan, por kundër informatorit. Në raportin vjetor për vitin 2019 Komisioni Evropian arriti në përfundimin se reformat e ndërmarra në Serbi vitet e fundit nuk kanë ndihmuar në luftimin e korrupsionit. Raporti i fundit i organizatës joqeveritare liberale nga SHBA Freedom House e klasifikon shtetin kandidat të BE si një hibrid midis demokracisë dhe diktaturës. Komisioni Evropian dhe Reporterët pa Kufij kanë një mendim të ngjashëm.

Metodologji e ngjashme zgjedhore

Kroacia do të zgjedhë një parlament të ri më 5 korrik. Edhe pse Kroacia i përket BE-së metodologjia e saj e zgjedhjeve është jashtëzakonisht e ngjashme me atë të shtetit kandidat të BE-së Serbisë. Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese miratoi përdorimin e simbolit të “Shtetit të Pavarur të Kroacisë” (NDH) të krijuar nga nazistët pas pushtimit të Jugosllavisë në vitin 1941. Simboli i kolaboratorëve lejohet gjithashtu në emblemën zyrtare të një njësie të ushtrisë Kroate. Presidentin kroat e ofenduan rëndë, sepse kritikoi hapur një amnezi kaq të fortë historike.

Kroacia ishte aq e mençur sa të mos organizonte një meshë për viktimat e “Tragjedisë së Bleiburgut” brenda kufijve të saj. Në përpjekje për të shmangur pasojat ndërkombëtare ajo vendosi të mbështesë një meshë për ushtarët e NDH-së të vrarë nga partizanët në vitin 1945 në kryeqytetin e Bosnjës fqinje, Sarajevë. Mijëra vetë protestuan, por qëllimi u arrit. Historia është rishkruar dhe kombi është i bashkuar, ndërsa flirtimi me elektoratin e djathtë ekstrem synon të tërheqë votat.

Qeveria mbron reputacionin e vet

Skandali i fundit i korrupsionit që duhet të zbulohet ka të bëjë me impiantet e prodhimit të energjisë përmes mullinjve të erës. Disa anëtarë të partisë në pushtet u arrestuan, disa prej tyre të afërt me kryeministrin Andrei Plenkoviç i cili deklaroi se qeveria e tij “nuk dëshiron të përfshihet në veprime që dëmtojnë reputacionin e qeverisë”.

Ndërkohë nën hetime është edhe nënkryetari i kabinetit të Plenkoviqit. Duke komentuar këtë çështje qeveria vuri në pikëpyetje kompetencën e Prokurorisë së Shtetit – e cila nga ana e saj u përgjigj duke cituar një ligj që thotë se “çdo formë e ndikimit është e ndaluar, veçanërisht çdo formë për të ushtruar presion ndaj kryeprokurorit dhe zëvendëskryeprokurorit të përgjthshëm”. Disa ministra të qeverisë janë detyruar të japin dorëheqjen gjatë mandatit aktual për shkak të përfshirjes së tyre personale në skandale korrupsioni.

Miliona për respiratorë të papërdorshëm

Në Bosnje-Hercegovinë zgjedhjet ka të ngjarë të mbahen në tetor. Pesë milion euro sapo janë hedhur në plehëra, sepse qeveria kishte ngarkuar një kompani që është e licencuar për prodhimin e mjedrës për të organizuar respiratorë për rastet e COVID-19, të rezultuan të papërdorshëm. Prokuroria arrestoi tre individë, përfshirë dhe kryeministrin e një prej njësive federale të Bosnjës.

Sidoqoftë Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në pushtet arriti që këtë të fundit ta lironte nga paraburgimi duke e rikthyer të dyshuarin për korrupsion në postin e tij politik. Udhëheqësi i SDA-së Bakir Izetbegovi? luajti kartonin kombëtar: aktakuza ishte vazhdim i sulmeve ndaj partisë së tij dhe popullit boshnjak që ai përfaqëson.

Brukseli nuk është përgjigjja

Një video për blerjen e votave në një pjesë tjetër të vendit u bë virale në mediat sociale, por autoritetet e injoruan atë. Në të njëjtën kohë Zyra e Prokurorisë ka miratuar vetëm një vendim për vepra penale për korrupsion gjatë vitit 2019 ? ky kishte të bënte me lirimin e të pandehurit. Transformimi në një shoqëri demokratike është natyrisht i gjatë, por në shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë nuk duket se ky proces do të marrë fund ndonjëherë. Luftërat ballkanike përfunduan dy dekada më parë. Nëse liderët politikë nuk duan që kalimi të zgjasë edhe njëzet vjet të tjera, ata duhet të braktisin retorikën e konfliktit, të respektojnë sundimin e ligjit dhe t’i japin fund pritjes së presionit nga BE-ja për të zbatuar reformat. Zgjidhja për problemet e vendeve të tyre nuk është në Bruksel, por në vetë këto vende./ DW

Lajmet e fundit nga