LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Messi dhe Ronaldo te Muller, ja 7 futbollistët që kanë shënuar mbi 600 gola me klube

7 Qershor 2020, 09:59, Sport CNA
Nga Messi dhe Ronaldo te Muller, ja 7 futbollistët që kanë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të vetmit lojtarë aktivë që kanë shënuar mbi 600 gola me klubet e tyre.

Duke përjashtuar miqësoret, Messi ka shënuar 627 gola për Barcelonën, një më shumë sesa Ronaldo, i cili numëron 626 gola me Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Ylli argjentinas dhe ai portugez janë përkrah emrave legjendarë si Ferenc Puskas, Gerd Muller, Romario, Pele dhe Josef Bican.

Kjo është lista e futbollistëve që kanë shënuar mbi 600 gola me klubet e tyre:

1. Josef Bican – 777 gola

2. Pele – 707 gola

3. Romario – 679 gola

4. Gerd Muller – 653 gola

5. Lionel Messi – 627 gola

6. Cristiano Ronaldo – 626 gola

7. Ferenc Puskas – 622 gola

Lajmet e fundit nga