LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Shahini mesazh për të gjithë nxënësit

7 Qershor 2020, 17:35, Sociale CNA
Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Shahini mesazh

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj, të cilit do ti nështrohën 32. 126 maturantë në të gjithe vendin.

Në reagimin e saj, Shahini shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor.

?Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! ?

Tashmë jemi në atë ?fazën finale të maratonës? për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga