LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha fillon mbledhjen me kryesinë e PD

7 Qershor 2020, 09:40, Politikë CNA
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha fillon mbledhjen me

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike.

Takimi ka filluar pak momente më parë dhe po mbahet në selinë blu. Një pjesë të madhe të diskutimeve do ta zërë marrëveshja e arritur dy ditë më parë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu pritet që në takim të arrihet përpilimi i një drafti përfundimtar me përcaktimin e saktë të pikave, për të cilat është dakordësuar.

Por ashtu siç raportoi edhe mbrëmë CNA.al, ky takim duket si një përpjekje për t?i hedhur hi syve demokratëve, pasi marrëveshja është firmosur. Demokratët vetëm sa do të vihen në dijeni për çështjet që ka rënë dakord Basha me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore/ Basha le takim për nesër me kryesinë e PD

Basha tallet me kryesinë e PD-së dhe strukturat drejtuese

Lajmet e fundit nga