Connect with Us

FOTOT-Kejvina Kthella surprizon ndjekësit/ Bën ndryshimin e papritur

Showbizz

FOTOT-Kejvina Kthella surprizon ndjekësit/ Bën ndryshimin e papritur

Publikuar

-

Modelja shqiptare Kejvina Kthella është një nga vajzat më të ndjekura dhe të komentuara të momentit.

Ajo është përfolur shumë në media për jetën e saj private por edhe për fotot seksi që shpesh publikon në rrjetet sociale.

Së fundi bukuroshja ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Kthella ka prerë flokët me baluke ndërkaq ka ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve në pjesën e përparme.

LEXO EDHE:  Foto/ 10 telefonat më të çuditshëm që janë krijuar ndonjëherë

Ndjekësit kanë vërshuar në komente komplimentuese dhe duket se e kanë pëlqyer shumë pamjen e re të modeles.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“E çmendur”pas Don Xhonit/ Modelja ruse bën deklaratën e radhës

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Modelja ruse Ariana Lirey e cila tashmë është bërë e njohur në shqipëri si “zonja Isufi” duket se është totalisht e çmendur pas reperit shqiptar Don Xhonit.

Pasi mori mbiemrin e tij, i dedikoi nje tatuazh, i dhuron fjalë të ëmbla në shqip, veshi edhe fustanin e bardhe të nusërisë, si duket modelja ka vazhduar me hapin e radhës



Më postimin e fundit në Instagramin e saj ajo tregon se ka nisur ta shohë veten si nënë e fëmijëve të reperit duke i premtuar këtij të fundit një djalë.

LEXO EDHE:  Foto/ 10 telefonat më të çuditshëm që janë krijuar ndonjëherë

LEXO EDHE:  FOTO-Kylie Jenner nuk përmbahet/ Me duart në gjoks tregon ndryshimin e ri në pamje

Në postimin e bërë gjatë mesnatës ajo ka shkruar:“Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë do t’iu jap një djalë” ndërkohë që nga reperi nuk ka pasur ende një reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sekretet në sheshin e xhirimit/ Aktorja Yllka Mujo në një rrëfim të rallë

Publikuar

-

Nga

Yllka Mujo njihet si një prej aktoreve që ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare.

Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë më autoren Ornela Islami në emisionin “Përballë

Gjatë intervistës ajo ka folur jo vetëm për jetën e saj personale por edhe për disa momente që ajo i ka përjetuar shumë emocionalisht gjatë xhirimeve.

Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.

Ajo u shpreh se u bë aktore jo vetëm për ëndrrën e saj por edhe për shkak të babit i cili e ka nxitur për të të ndjekur lkëtë rrugë sepse edhe ai ka dashur të bëhëj aktor në rininë e tij.

Në lidhje me kontaktin e parë me sheshin e xhirimit Yllka Mujo është shprehur.

Me filmin kam pasur një takim krejtësisht të rastësishëm kur kam qenë në klasën e tetë. Dëgjova se po xhirohej një film në sheshin “Avni Rustemi”, si fëmijë kurioz që kam qenë, vrapova për te sheshi. Aty shikoj për herë të parë si xhirohej një film. Ishte shumë interesante se ishte bërë një rreth i madh njerëzish dhe në mes tyre ishin kamerat dhe regjisori, që në atë kohë ishte Hysen Hakani, të cilin unë nuk e njihja. Nuk dija asgjë për to.



Në një moment ai thotë më duhen disa figurantë, shikon rreth e qark, ngulet tek unë dhe më thotë: “Do që të jesh figurante?”. “Sigurisht që dua”, i thashë unë. Unë isha me përparëse të zezë shkolle dhe bëra vetëm një zbritje të thjeshtë shkallësh, nga kuestura që ishte brenda fillimit te filmi “Njësiti gueril”. E pata me shumë emocion këtë moment të parë, pasi ishte momenti i parë që më përballi me xhirimin dhe jo me filmin.

Pastaj kur filmi është dhënë në kinema, kam vajtur nja tri herë të shikoja vetëm atë zbritjen, isha kurioze të shikoja se si dukesha. Kjo ishte përballja ime e parë me një sheshxhirim. Ndërsa me kinemanë jam njohur e vogël. Atëherë nuk ekzistonte televizori dhe ne shkonim në kinemanë e qytetit, ditëve të shtuna, kryesisht në mbrëmje, ku unë shkoja me prindërit. Ishte tamam si një festë”.

Ndër të tjera Yllka Mujo ka pranuar se xhirimet e para kanë qenë ditët më të frikshmë

LEXO EDHE:  “Bomba” ruse që refuzoi Cristiano Ronaldon/ Fotot e “bishës” së Instagramit

LEXO EDHE:  “Bomba” ruse që refuzoi Cristiano Ronaldon/ Fotot e “bishës” së Instagramit

Dita e parë e xhirimit ka qenë dita më e frikshme në jetën time. U përballa me aktorë vërtet të mëdhenj. U futa në një rreth njerëzish që ishin shumë më të rritur se unë. Viktori me duart e lidhura kryq rrinte dhe më shikonte. Sigurisht, isha më e paragjykuara nga të gjithë, pasi nuk dija asgjë nga filmi.

Por nuk ishte dita më e keqe. Ishte një moment kur Sandër Prosi vjen dhe loz me atë zogun te kafazi dhe kemi një skenë ku unë dhe vëllai im duhet të thoshim dy-tri batuta. Nuk po i bëja mirë, Viktori u përpoq një herë, dy herë, tri herë dhe më në fund e ngriti zërin fort. M’u mbushën sytë me lot dhe fillova të më rigonin lotët.

Në atë moment Sandri më shikon, hedh vështrimin nga Viktori dhe më merr mënjanë dhe më thotë: “Çfarë ke?”. Më vjen keq që nuk po arrij atë që duhet të bëj dhe nga ana tjetër jam e mërzitur dhe e tronditur se ai më bërtiti shumë fort”, i thashë unë. Më thotë Sandri: “Je e vogël, është hera e parë, ai e ngre zërin dhe na bërtet edhe neve që jemi aktorë që kemi përvojë.

Mos u mërzit fare! Tani fshiji ato lotët nga syçkat e bukura dhe futu menjëherë në xhirim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Duhet të përballesh me këto gjëra dhe të kuptosh se kjo është jeta e një artisti. Dhe unë ëndërroj që ti të bëhesh një artiste, pasi i ke të gjitha parametrat për t’u bërë një aktore e shkëlqyer nesër”. Më ngrohu kjo gjë dhe pastaj ditët e xhirimit vazhduan”, ka rrëfyer Yllka Mujo duke shfaqur një aspekt që ne nuk e njihnim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Zbuloni emrat e personazheve Vip që pritet të bëhen sot pjesë e “Big Brother”

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Prej një jave tashmë a nisur emisioni i cili ka thyer rekorde shikueshmërie “Big Brother”. Këtë herë “Big Brother” ka erdhur me një ndryshim pothuajse tërësor. Tashmë nuk kemi të bëjme me personazhe të thjeshtë por Vip.

Gjatë javëve pritet që brenda shtëpisë të famshme të ketë jo vetëm eleminime por edhe prurje të reja.

LEXO EDHE:  “Bomba” amerikane lë pa fjalë 229 milionë ndjekësit e saj/ Fotot më “hot” të Kim Kardashian

LEXO EDHE:  “Bomba” amerikane lë pa fjalë 229 milionë ndjekësit e saj/ Fotot më “hot” të Kim Kardashian



Edhe pse ende nuk kemi konfirmime zyrtare përflitet se një prej personazheve vip që pritet të hyjë është këngëtarja Beatrix Ramosaj. Një tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.

Siç e thamë presim ende të vërtetohet nëse keto emra do të hyjnë sot në “Big Brother” sepse aktualisht janë aludime./CNA.al

LEXO TE PLOTE