Connect with Us

Zotërinj ambasadorë, Shqipëria nuk fitoi asgjë nga tenderi i Luli Bashës

Politikë

Zotërinj ambasadorë, Shqipëria nuk fitoi asgjë nga tenderi i Luli Bashës

Publikuar

-

Pas negociatave 3-vjeçare, pasi ekspertët kishin reflektuar në një Kod të ri Zgjedhor gjithë kushtet e Bundestagut, të BE dhe gjithë rekomandimet e OSBE/ODHIR, pasi Rama doli vetë dhe për një orë rresht mbrojti depolitizimin e administratës zgjedhore, kur të gjithë prisnin që PS të vijonte me miratimin në Kuvend, PS i pranoi të gjitha sa kërkoi Luli, duke i shtuar edhe një tender teknologjie si pajë.

Amendamentet që do i bëhen Kodit Zgjedhor ekzistues janë praktikisht, pazari prej minimumi 15 milion euro i Luli Bashës dhe gjithë kërkesat e prezantuara me firmë PD-ja, por të shkruara në zyrën e Ilir Metës.

Dje në darkë ambasadorët pranuan si fitore të demokracisë një paketë me formulen “rrimë më mirë kështu si jemi”.

Sipas marrvëshjes do ndryshohen dispozitat e Kodit Zgjedhor ekzistues që rregullojnë KQZ-në.

Nga kjo histori Luli Basha kapi zëvendëskryetarin që do të gllabërojë tenderin e teknologjisë. Shifra minimale e atij tenderi niset nga 15 milionë euro.

Fundja Luli Basha ka treguar se nuk leviz nga vendi pa 15 milion. Është standarti i tij personal i vendosur me pallatin e Vlorës dhe me herët akoma.

Amendamentet e Kodit EKZISTUES, parashikojnë edhe disa dispozita të tjera që rregullojnë nivelet e ankimimit tek të cilat ka hapur vende pune të mirëpaguara për të zgjedhurit e Bashës dhe Metës dhe që nuk janë depolitizim, sepse me formulat e përfaqësimit në ato organe, thellohet dhe forcohet politizimi.

Gjithçka tjetër do rrijë siç është.

Reforma zgjedhore praktikisht u shty për në vitin 2023.

Kuptohet që pas kësaj çdo diskutim tjetër, përfshirë diskutimin për sistemin mund të rifillojë vetëm pas vitit 2023….nëse fillon…!

Ne nivel biznesi, ka fituar Basha..

Në elektorat kjo mbetet për t’u parë.

LEXO EDHE:  “Ligji në Shqipëri është radikal”/ ISP: Nuk po lejohet konkurrimi lokal, partitë po detyrohen...

Ajo që nuk po kuptohet është se përse me logjiken “të rrijnë të gjitha siç ishin” pse duhej shtuar identifikimi me kartë që dmth tenderi i Luli Bashës?

Çfarë e detyroi Ramën që pas 3 viteve negociata t’i japë Luli Bashës të drejtën të administrojë të paktën 15 milionë euro?

Dhe pas gjithë kësaj, pse duhej që ambasadorët të dilnin e të talleshin me fitoret që paskeshin arritur?

Gjithçka u shkrua siç desh Ilir Meta, por vetë Ilir Meta doli dhe tha që nuk mjaftoka.

Pse po bëjnë tender për identifikimin elektronik, kur nuk ndryshuan asgjë tjetër? Pse nuk ia lanë edhe atë vitit 2023?

Shqiptaret duhet t’i bëjnë thirrje opozitës parlamentare..

Ajo ka votat. Ajo mund të kthejë gjithçka në pikën ZERO.

Në pazarin e miratuar mbrëmë,  është më mirë të mos votohen fare amendamentet, sesa të miratohet ky palaçollëku i rradhës.

Nga kjo histori Basha del me damkën e një pazari për një tender minimumi 15 milion euro.

Rama me damkën e humbësit në një negociatë të dyshimtë që perfundoi në një pazar minimumi prej 15 milion euro.

Opozita parlamentare ka gjithë të drejtën e SHQIPTARIT të bllokojë gjithçka.

Reforma dështoi. Ajo duhet të deklarohet e tillë. Reforma duhet të pezullohet. Dhe nëse do mundet të rifillojë pas zgjedhjeve parlamentare, bashkë me debatin për sistemin.

Kështu fiton opozita parlamentare në sytë e njerëzve.

Po pranuan të votojnë produktin e asaj marrëveshje, ata do jenë më të nëpërkëmburit nga të gjithë.

Ato amendamente janë një tallje e madhe me shqiptarët.

Ambasadorët duhet të pranojnë dështimin.

Atë dështim e kërkuan vetë. Dështimi është vetëm i tyre.

Shqiptarët duhet të fitojnë duke refuzuar pseudoreformën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Analisti: Opozita e sotme, shumë larg nga ajo që do të donim

LEXO EDHE:  Hajdari i përvishet Bashës/ “Opozita në nivelet më të dobëta, po mundohem të mbush vakumin”

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE