LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Testet për Koronavirus, ja reagimi zyrtar i Tiranës

6 Qershor 2020, 20:20, Sport CNA
Testet për Koronavirus, ja reagimi zyrtar i Tiranës

Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjestar i stafit bardheblu nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe gëzojnë shëndet të plotë. Ka qenë vetëm klubi bardheblu që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka konfirmuar këtë fakt.

POSTIMI I TIRANËS:

Stafi dhe skuadra kanë kryer sot paradite testet për Covid-19 në ambjentet e stadiumit ?Selman Stërmasi?. Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjestar i stafit bardheblu nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe gëzon shëndet të plotë.

Skuadra ka marrë konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale dhe ka udhëtuar sot drejt Gjirokastrës për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit. Grupi është maksimalisht i mobilizuar dhe i përqëndruar për të marrë maksimumin në finalen e rradhës drejt synimit madhor!

Lajmet e fundit nga