LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri?/ Lleshaj me qëndrim të prerë

6 Qershor 2020, 08:27, Politikë CNA
Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri?/ Lleshaj me

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditen opinionin publik, ku një 15-vjeçare në Tiranë u përdhunua nga roja i shkollës, ndërsa një rast tjetër në Fushë Arrëz, ku një vajzë ishte përdhunuar nga polici, tek i cili kishte shkuar për të denoncuar një abuzim që kishte ndodhur në jetimoren e Shkodrës.

Në një prononcim për mediat nga Hani i Hotit, Lleshaj tha se është e rëndë fakti që ngjarje të tilla vinë pikërisht nga ata që kanë detyrën e shenjtë të rojes. Njerëz që sipas tij duhet të zëvëndësojnë prindërit.

?Është e rëndë fakti që ngjarje të tilla vinë nga roje, nga ata  kujdestarë, që do të duhej të zëvëndësonin prindin. Është një çështje sensibilizimi shoqëror. Duhet të reflektojmë thellë për të forcuar frontin e bashkëpunimit qytetar në mënyrë që kjo kategori, që nuk e meritojnë emrin njeri, të izolohen?-tha Lleshaj.

Sa i takon rastit të Fushë Arrësit, Lleshaj tha se ?Duhet të kërkojmë detajet, dhe do të marrim masa të forta sidomos ndaj atyre që kanë detyrën e shenjtë për t?i mbrojtur?.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një mundësi për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri, Lleshaj tha se kjo është e pamundur.

?Dënimi me vdekje në Shqipëri është i vdekur dhe i pakthyeshëm. Mekanizmi është sensibilizimi, parandalimi dhe dënimi i merituar. Shteti nuk mund të kthehet në kryekriminelin më të madh për të vrarë?-tha Lleshaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga