LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mundësi për realizimin e “Ëndrrës Amerikane”?/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

6 Qershor 2020, 08:12, Sociale CNA
Një mundësi për realizimin e “Ëndrrës

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë apo profesionistë të rinj, të cilët janë të interesuar për studime master në Amerikë.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA thekson se do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara,

“Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane në Tiranë do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karierës së tyre.

Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni këtu shorturl.at/hkqHM” -thuhet në njoftim.

 

Lajmet e fundit nga