LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja për "Zgjedhoren"/ Deputetja e PS: Palët reflektuan, hoqën dorë nga kërkesat absurde

6 Qershor 2020, 12:59, Politikë CNA
Marrëveshja për "Zgjedhoren"/ Deputetja e PS: Palët

Deputetja e Paritisë Socialise, Blerina Gjykameti ka komentuar marrëveshjen e arritur një ditë më parë, në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Thelbi i marrëveshjes ishte përmirësimi i zgjedhjeve dhe mbi të gjitha qasja që partitë politike duhet të kenë më shumë ndaj institucioneve sesa rrugës.

Gjithashtu ajo thotë se reflektimi i palëve për të hequr dorë nga kërkesat absurde shënon pranimin e rregullave të lojës dhe demokracisë.

“Marrëveshja zgjedhore e arritur dje me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë u dakordësua nga palët. Thelbi i marrëveshjes ishte përmirësimi i zgjedhjeve dhe mbi të gjitha qasja që partitë politike duhet të kenë më shumë ndaj INSTITUCIONEVE sesa rrugës.

Përkushtimi ynë ka qenë përherë interesi publik dhe misioni për të integruar Shqipërinë në familjen europiane dhe përfundimi i kësaj reforme ishte një shkallë e rëndësishme për përparimin tonë, pas shumë reformave të suksesshme që deri më tani i janë dhënë vendit.

Reflektimi i palëve për të hequr dorë nga kërkesat absurde shënon edhe njëherë rezistencën e INSTITUCIONEVE, pranimin e rregullave të lojës si e vetmja rrugë e përbashkët e demokracisë.”-shkruan Gjylameti.

Lajmet e fundit nga