LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari publikon videon e rrugës së përmbytur/ Nuk i kursehet Veliajt: Ky është kryeqyteti i një plehre

6 Qershor 2020, 14:32, Politikë CNA
Gazetari publikon videon e rrugës së përmbytur/ Nuk i kursehet

Gazetari Bardhi Quku ka publikuar disa pamje nga kryeqyteti i vendit, që u përmbyt sot nga reshjet e shiut.

Quku ka sulmuar ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi thotë se e ka bërë Tiranën që të përmbytet me një pikë shi.

Ai e quan Veliajn plehrë dhe deklaron se njerëzve i duhet të hidheshin që të kalonin rrugën ku ishte formuar një si gropë shiu.

?Ja kryeqyteti i një plehre si Erion Veliaj, që përmbytet me një pikë shi. Dhe njerëzit duhet të bëjnë hedhje në kërcim së gjati për të kaluar rrugën në mes të Tiranës?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga