Connect with Us

Berisha bën denoncimin “bombë”/ “Air Albania pëson defekt në Frankfurt”

Denoncim

Berisha bën denoncimin “bombë”/ “Air Albania pëson defekt në Frankfurt”

Publikuar

-

“Air Albania pëson defekt në Frankfurt!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.

Berisha denoncon se vetëm pak kohë pasi kompania ajrore “Air Albania” ka filluar fluturimet, njëri prej avionëve ka pësuar defekt.

Pasagjerëve i është dashur të qëndrojnë në fushë dhe kanë filluar të brohorasin në kor “Rama ik”.

LEXO EDHE:  Meta rrëfen ndarjen nga Berisha/Nuk ishte ditë e lumtur, ja pse e vlerësoj

“Air Albania pëson defekt në Frankfurt! Qëndron në fushë! Pasagjerët: Rama ik!! sb”, shkruan ish-lideri i PD-së krahas fotove të pasagjerëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Edi Rama liroi nga burgu vëllain e ish-deputetit socialist të dënuar në Itali

LEXO EDHE:  Video-Ilir Meta qesh me lot/Çfarë tha Berisha për dashurinë dhe xhelozinë

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Paloka: Një hap larg konfliktit civil

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE