LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Partizani në merkaton e janarit, AIK-u merr vendimin e fundit për të ardhmen e Jasir Asanit

5 Qershor 2020, 12:36, Sport CNA
U largua nga Partizani në merkaton e janarit, AIK-u merr vendimin e fundit

Jasir Asani do të vazhdojë te jetë pjesë e AIK-ut në Suedi, të paktën deri më 30 gusht, siç njoftohet edhe nga vetë klubi.

Nëpërmjet faqes zyrtare, AIK njofton se ka arritur marrëveshjen me Partizanin për të zgjatur edhe me dy muaj të tjerë huazimin e Jasir Asanit, nga 30 qershor 2020 që ishte deri në 30 gusht 2020.

Kjo vjen për shkak se lojtari nuk luajti shumë me ekipin suedez nga kalimi i tij në janar, për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe tashmë klubi dëshiron ta shikojë edhe më shumë në fushë sulmuesin, pasi janë të bindur në aftësitë e tij.

AIK-u ka të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit deri më 30 gusht dhe nëse binden nga paraqitjet e tij, do ta ushtrojnë këtë të drejtë blerjeje.

Lajmet e fundit nga