LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenderi i votimeve si argumenti që bindi Bashën

5 Qershor 2020, 17:00, Politikë CNA
Tenderi i votimeve si argumenti që bindi Bashën

Këshilli politik do të mblidhet sot në mbrëmje. Gjithçka u sqarua! Basha u bind!

Koincidenca e thirrjes së Këshillit politik, tamam në ditën e daljes në shtyp të skandalit me senatorin italian dhe më pas vizita e ambasadores amerikane për rreth 1 orë e gjysmë në zyreën e Metës, mund të jetë e rastësishme.

Nuk duam të aludojmë për ndonjë bisedë midis ambasadores amerikane dhe lënies në tavolinë të fakteve me “argumenta” bindese për një shantazhues profesionist si Ilir Meta, por koincidenca ekziston.

CNA.al në analizat e veta të këtyre ditëve ka insistuar që Basha në negociatat për Kodin e Ri Zgjedhor nuk po vendoste më me kokën e tij për llogari të demokratëve. Gjithçka drejtohej nga koka e Ilir Metes për llogari të LSI.

Tërheqja e sotme dhe mbase pranimi ose refuzimi në bllok i nënshkrimit të një marrvëshje të negociuar e të mbyllur prej tre ditësh, është rast studimor me vete.

Asnjë ndryshim nuk është negociuar dhe miratuar këto 3 ditë.

Gjithçka është gati që prej 3 ditësh.

Basha nuk kapi dot kësaj radhe zëvendëskryeministrin, por Rama i ofroi tenderin e teknologjis.

Nënshkruhet ose jo ajo marrëvshje nga Basha, demokratët dhe Shqipëria nuk fiton prap asgjë.

Basha me sa duket kapi tenderin e rradhes./CNA.al

Lajmet e fundit nga