LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi për kreun e KLSH-së/ Meta tregon “porositë” që i dha Arben Shehut

5 Qershor 2020, 10:48, Politikë CNA
Propozimi për kreun e KLSH-së/ Meta tregon “porositë”

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kërkesës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi që të propozojë emrin për kreun e KLSH-së.

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11498, datë 4.6.2020, ka vendosur t?i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë, sot në konferencën e përjavshme për mediat, Meta tha se i ka kërkuar Arben Shehut që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion.

“Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën”.-tha ndër të tjera Meta.

Lajmet e fundit nga