LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrat e Brendshëm të BE-së arrijnë marrëveshjen/ Ja kur rihapen kufijtë e jashtëm të Unionit

5 Qershor 2020, 13:18, Sociale CNA
Ministrat e Brendshëm të BE-së arrijnë marrëveshjen/ Ja

Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën një marrëveshje të përbashkët për të rihapur kufijtë e jashtëm të BE duke filluar nga data 1 korrik.

Komisionerja europiane për Punët e Brendshme të Unionit, Yllva Yohansson, deklaroi se ka ardhur momenti kur duhet të eliminojmë të gjitha kufizimet në kufijtë e brendshëm dhe kontrollet kufitare.
Por nëse çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm ishte më e ndërlikuar.
Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijtë e jashtëm.
“Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje. Ky është një parakusht për të patur kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen”, tha Johansson.

Vendimi i fundit i Ministrave të Brendshëm të BE, vjen pas një presioni të fortë nga industria e turizmit në të gjithë Europën për të përshpejtuar rihapjen e kufijve të brendshëm e të jashtëm të BE-së, edhe pse ka rreziqe ende./CNA.al

Lajmet e fundit nga