Connect with Us

Kush qëndron pas dhunës në protestat për George Floyd në SHBA?

Bota

Kush qëndron pas dhunës në protestat për George Floyd në SHBA?

Publikuar

-

Protestat e këtyre ditëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht paqësore, me pjesëmarrjen e njerëzve me prejardhje të ndryshme racore nga të gjitha sferat e jetës, të rinj e të moshuar.

Ato kanë përfshirë nëna të cilat frikësohen se ajo që ndodhi me George Floydin, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte ndaluar nga policia, mund t’i ndodhë fare mirë djemve të tyre. Por shumë prej netëve që nga vdekja e George Floydit, kanë qenë të ndryshme, mbushur me dhunë të shfrenuar, zjarrvënie, vandalizëm e përleshje me policinë. Gjithashtu ka pasur incidente të izoluara kur është qëlluar ndaj policisë. Nga ana e tyre, protestuesit fajësojnë policinë për taktikat e ashpra dhe thonë se ata thjesht po mbrojnë veten e tyre.

Por kush qëndron pas dhunës?

“Facebook-u” njoftoi gjithashtu këtë javë se kishte pezulluar disa llogari të lidhura me grupe të bardha nacionaliste, pasi ato nxisnin njerëzit që të sillnin armë në protesta. Ndërkohë, anëtarët e të ashtuquajturës lëvizja “Boogaloo”, një grup amorf i ekstremit të djathtë e të majtë, janë parë të marrin pjesë në protesta në disa shtete, përfshirë Minesotën, Teksasin dhe Pensilvaninë, veshur këmisha me motive të Havait, shenjë identifikuese e tyre. Disa përkrahës të “Boogaloo” janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të supremacistëve të bardhë të quajtur “accelerationists” të cilët janë pro trazirave civile dhe dëshirojnë të nxisin polarizimin e dhunshëm politik, duke shpresuar se do të përfundojë me rrëzimin e rendit aktual politik të SHBA.

Studiuesit e Projektit Kundër ekstremizmit (CEP), një organizatë ndërkombëtare që merret me hartim politikash, themeluar për të monitoruar dhe luftuar grupet ekstremiste, thonë se supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët kanë festuar javën e kaluar mbi traziratt në rrugë. Në kanalin e tyre në “Telegram” një grup i dhunshëm neo-nazist, njoftohet se u kishte rekomanduar 5,500 ndjekësve se një protestë e madhe do të siguronte mundësinë e përsosur për të kryer një vrasje. CEP tha se në një tjetër kanal në “Telegram” u tha se ishte koha e duhur për të sulmuar sinagogat ndërsa punonjësit e zbatimin e ligjit janë të shpërqëndruar nga trazirat civile.

Por vazhdon të jetë e paqartë se deri në çfarë mase grupet radikale të së majtës apo të djathtës ekstreme kanë qenë në gjendje të orkestrojnë akte dhune.

Zëvendës shefi i policisë së Nju Jorkut për Zbulimin dhe Kundër Terrorizmit John Miller, beson se anarkistët dhe grupet radikale të majta kanë ushqyer aktet e dhunës në qytet.

“Para se të fillonin protestat, organizatorët e grupeve të caktuara anarkiste u organizuan për mbledhjen e parave për të garantuar lirimin me kusht si dhe njerëzve që do të merreshin me këtë gjë. Ata kishin si qëllim të rekrutonin mjekë dhe ekipe mjekësore me pajisje, në pritje të një përplasjeje të dhunshme me policinë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare

Zoti Miller shtoi se “ata u përgatitën për të kryer dëmtime pronash dhe u kërkonin njerëzve që i ndiqnin që kjo gjë të bëhej në mënyrë selektive dhe vetëm në zona të pasura ose në dyqane që tregtojnë mallra të shtrenjta në pronësi të korporatave”. Një në shtatë nga ata që u arrestuan në Nju Jork për vepra të paligjshme kundër rendit publik ishin nga jashtë qytetit, gjë që sic thonë zyrtarët është një fakt që krijon dyshime.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit në disa shtete të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës” thonë se ata besojnë se aktorët nga jashtë një shteti u futën në mesin e protestuesve të komunitetit lokal që demostronin paqësisht. Por ata e pranojnë se ende po përpiqen të vlerësojnë se sa kanë qenë në gjendje provokatorët që të orientojnë rrjedhën e ngjarjeve në rrugë. Disa zyrtarë thonë se nuk duhet shumë për t’i vënë zjarrin situatës dhe për të nxitur turma në një gjendje të shqetësuar, apo pasionantë, duke krijuar një cikël të dyanshëm dhune.

Analistët dhe studiuesit që merren me grupet radikale thonë se kanë pak dyshime nëse ekstremistët ishin të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestave.

“Do të duhet kohë për të zbuluar nëse rrjetet ekstremiste janë përfshirë ose jo” i tha “Zërit të Amerikës”, Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në universitetin shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino dhe drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

“Disa prej të arrestuarve duket se janë të lidhur me të majtën ekstreme, por të tjerë duket se janë nga e djathta. Disa nga prej tyre thjesht mund të jenë manipulatorë që nxisin situata për emocione momenti ose janë kriminelë oportunistë dhe jo vetëm ideologë, të tjerët individë të paparashikueshëm”, shtoi ai. Dallimi mes tyre mund të jetë i vështirë. “Ne kemi një peizazh socio-politik shumë të fragmentuar aktualisht në Amerikë dhe me në kushtet kur institucionet janë nën stres, përfshirë pandeminë dhe zgjedhjet mendoj vërtet se duhet të rivlerësojmë përmasën e kërcënimit. Ekziston një rezervuar i thellë për rekrutë të mundshëm ekstremistë”, shton ai./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Publikuar

-

Nga

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VWP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

LEXO EDHE:  Doni të dini opinionin e vërtetë për protestën e PD-së më datë 18?

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare



Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.

Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.

Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Erdogan dëbon 10 ambasadorë perëndimorë, mes tyre atë të SHBA e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorë të vendeve perëndimore pas thirrjeve për lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar në 2016. Ai i ka mohuar akuzat.

Në një deklaratë të përbashkët në 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ‘lirimin urgjent’ të tij.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të Jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona ‘non grata’ menjëherë. Do ta rregulloni menjëherë”, – tha Erdogan gjatë një fjalimi duke përdorur një term që do të thotë se një diplomat nuk është më i mirëpritur në vend.

LEXO EDHE:  Video-I tha me shaka “do të ndahemi”/ Dhunon brutalisht të dashurën

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare



“Ata do ta njohin dhe kuptojnë Turqinë. Ditën kur ata nuk e njohin dhe kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, – tha ai gjatë një takimi me mbështetës në qytetin veriperëndimor të Eskisehir.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur me akuzat për organizmin e protestave të vitit 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe iu shtuan akuzat për një rast tjetër në lidhje me tentativën për grusht shteti.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është simboli i goditjes ndaj disidencës nën drejtimin e Erdogan./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta

Publikuar

-

Nga

Nga makinat, kompjuterat, pajisjet shtëpiake, veshmbathje dhe këpucët… Kriza globale e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta për shumë mallra konsumi.

Paul Bender, i cili është themelues i kompanisë së lojrave “Greater Than Games” është në këtë biznes për më shumë se një dekadë. Biznesi i tij varet nga prodhimi në Kinë.

Viti 2020 ishte një vit i mirë për të, pasi shitjet në industrinë e lojërave u rritën shumë. Por viti 2021 sipas tij ka qenë i vështirë, pasi marrja e disa pjesëve nga Kina kërkon shumë kohë.

“Një vit më parë paguanim rreth 6 mijë dollarë dhe duheshin 4-6 javë transport për të sjellë një kontejner nga porti i Shangait ose porti i Shenzhenit deri këtu në Saint Louis, Missouri, ku jemi ne. Tani duhet të paguash deri në 25 mijë dollarë dhe duhen disa muaj për transportin”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Ai thotë se çmimet e larta të transportit po e detyrojnë atë të rrisë çmimet për produktet e tij. Shumë biznese të tjera janë në të njëjtën situatë. Ekspertët thonë se kostot më të larta të transportit janë për shkak të mungesës së kontejnerëve të ngarkesave në Kinë.

Disa nga kontejnerët që kanë arritur në SHBA nga Kina janë mbajtur në porte dhe kanë pritur për muaj që të shkarkohen.

“Ka një problem. Ne nuk kemi shoferë kamionësh. Pse ndodhi kjo? Sepse vitin e kaluar shumë biznese u mbyllën, kështu që ata nisën një punë tek kompania Amazon sepse kjo kompani kishte shumë shitje. Dhe tani ata nuk duan të kthehen në vendet e tyre të mëparshme të punës”, thotë Christopher Tang, ekspert.

LEXO EDHE:  Protesta për “Tarifën”/ Hetohen policët dhunues

LEXO EDHE:  SHBA-ja dërgon makineri ushtarake në Poloni

Një arsye tjetër është mbyllja e fabrikave në Azi.



“Në Azi, ka mungesa në vaksina. Vaksinat nuk janë të disponueshme gjerësisht në Malajzi, në Vietnam, në Kinë. Po ashtu dhe varianti delta i koronavirusit që përhapet lehtësisht. Ku ka raste me COVID, punonjësit duhet të karantinohen, ndonjëherë fabrikat duhet të mbyllen”, thotë eksperti Christopher Tang.

Ndërsa prodhimi ra, shitjet në internet të veshjeve, kompjuterave dhe produkteve të tjera u rritën në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë.

Ekspertët thonë se mbështetja e tepërt në importet kineze është baza për këtë krizë globale në transportin detar.

Në mes të muajit tetor, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se në portet në Kaliforni do të punohet 24 orë në ditë, në përpjekje për të shkakruar 500 mijë kontejnerë. Por ekspertët thonë se plani nuk do të funksionojë.

“Edhe nëse mallrat lëvizin më shpejt nga anijet, por në magazine nuk punohet me të njëjtin orar, si do të përpunohet ai produkt?”, pyet Jason Miller, profesor në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Disa ekspertë të tjerë flasin për metoda alternative të transportit.

“Disa kompani flasin për transportin ajror. Të përdorësh një avion në vend të një anijeje mallrash, është një mënyrë e shpejtë, por është shumë, shumë e shtrenjtë. Dhe kjo gjithashtu do të ketë rritje të kostos. Pra, nuk është vërtet e realizueshm”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Me sezonin e festave vetëm pak javë larg, ekspertët thonë se konsumatorët do të përballen çmime më të larta dhe ata që bëjnë blerje online do të duhet të presin shumë kohë për të marrë produktin./voa

LEXO TE PLOTE