LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

5 Qershor 2020, 06:27, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

Dielli sërish do ti lerë vendin vranësirave. Kështu e premtja do të jetë një ditë që do të nisë me kthjellime, por gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim.

Në mbrëmje do të mbizotërojë moti i vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit në intensitet të ulët prej orëve të mesditës. Në mbrëmje dhe në mesnatë, reshjet në pjesën bregdetare dhe perëndimore do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Sipas SHMU, era e vrullshme jugore do të mbizotërojë gjatë ditës, por në mbrëmje do të fryjë nga verilindja. Valëzimi i ndihmuar nga era i forcës 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10º deri 23ºC
zonat e ulëta 12º deri 26ºC
zonat bregdetare 14 º deri 27ºC

Lajmet e fundit nga