LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet një tjetër veprimtari kriminale/ Në pranga i “rrezikshmi” në Elbasan, sekuestrohet arsenal armësh

5 Qershor 2020, 08:45, Kronika CNA
Goditet një tjetër veprimtari kriminale/ Në pranga i

Policia në Elbasan ka bërë të mundur vënien në pranga të një personi me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënkoll”.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit  E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga