LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollistët dhe stafi i Tiranës do të testohen për Covid-19

5 Qershor 2020, 13:54, Sport CNA
Futbollistët dhe stafi i Tiranës do të testohen për Covid-19

Pozitiviteti një ditë para ndeshjes Bylis-Tirana i Eridon Qardakut krioji një situatë të mjegullt përsa i përket infektimit të lojtarëve dhe stafeve të Kategorisë Superiore dhe vendimit për tu luajtur pa u testuar lojtarët. Pas infektimit të Qardakut u vendos të testohen menjëherë lojtarët dhe gjithë personat, që punojnë në klubin e Bylisit.

Pas testimit të tyre autoritetet kanë në plan tu vendosin të analizojnë edhe stafin e lojtarët e Tiranës për të qenë akoma më të qartë rreth situatës aktuale dhe vendimit për të luajtur futboll në këtë kohë të vështirë që po kalojmë. Flitet se ditën e sotme të gjithë do të testohen dhe nesër do të dalin përgjigjet e analizave, që do të jenë vendimtare për vazhdimin e kampionatit, të cilin bardheblutë po e dominojnë.

Specialistët e mjekësisë, përfshirë edhe mjekun më të besueshëm nga masa në vendin tonë, Pelumb Pipero janë shprehur se futbolli nuk është efikas në përhapjen e koronavirusit. Që një njeri të infektohet me Covid-19 duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm për rreth 15 minuta me të sëmurin, diçka që futbolli nuk e mundëson asnjëherë. Kështu që, përderisa kafenetë janë hapur, le të shijojmë futbollin.

Lajmet e fundit nga