LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj grave/ Jozefina Topalli bën apelin e fortë

5 Qershor 2020, 10:02, Sociale CNA
Dhuna ndaj grave/ Jozefina Topalli bën apelin e fortë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një apel të fortë kundër dhunës ndaj grave.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të citojë një frazë të aktores Angelina Jolie, e cila thekson se ?Për sa kohë që ne vazhdojmë të vendosim çështjet e tjera përpara pjesëmarrjes dhe të drejtave të grave, ne do të mbetemi në një rreth dhune dhe konflikti.

Nuk do të kemi nxjerrë asgjë nga kjo dhe institucionet tona do të vijojnë të bëjnë shumë më pak sesa duhet.?.

Kujtojmë këtu se reagimet e forta të shumë personaliteteve kanë ardhur pas ngjarjes së rëndë në Babrru, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga roja i shkollës.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë pasditen e djeshme është mbajtur edhe një protestë në Tiranë.

Lajmet e fundit nga