LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boçi: Anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia

5 Qershor 2020, 17:39, Politikë CNA
Boçi: Anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia

Komisioni i Venecias id ha një tjetër ?shuplakë? qeverisë sot duke rrëzuar ligjin anti- shpifje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i P0-së Luçiano Boçi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan se, anti-shpifja e Ramës mbytet në Venecia.

?Komisioni i Venecias ka rrëzuar paketën ligjore, të emërtuar me bujë si ?antishpifje?, që vendoste diktatin e regjimit të Ramës mbi median online.
Ishte Këshilli i Europës, ai i cili, pas reagimit të shoqatave të gazetarëve, opozitës dhe presidentit, e dërgoi antishpifjen në Komisionin e Venecias.
Draft-opinioni i jep një goditje të rëndë tentativës së Ramës për t?i mbyllur gojën medias online.
Aty shprehen saktë të gjitha shqetësimet e artikuluara nga PD dhe gazetarët që shoqëruan debatin për këtë paketë.
Draft-opinion qartazi evidenton efektet negative të këtij ligji ndaj lirisë së medias dhe kërkon një rishikim absolut te amendamenteve që prekin Ligjin për mediat audiovizive.
Amendimet konsiderohen të pazbatueshme.
Midis rregullimit me ligj dhe vetërregullimit, Komisioni inkurajon ngritjen e një institucioni vetërregullues, duke vulosur kështu panevojshmërinë e një pakete të tillë antishpifje.
Krahas kësaj, në raport theksohet politizimi i AMA-s e i Këshillit të ankesave dhe kërkohet gjetja e një formule që rrit pavarësinë e këtyre organeve.
Komisioni është kundër dhënies së një fuqie të madhe administrative AMA-s dhe kundër gjobave penalizuese, të cilat i barazvlerëson me burgimin.
Ndërkohë kërkon rikonsiderimin e ankimimit e vendimit gjyqësor.
Vendimi i KE dhe opinioni i Komisionit kësisoj janë në sinkron me të gjitha përpjekjet e faktorëve politikë dhe apolitikë që mbrojnë me forcë lirinë e medias në Shqipëri.
Ne përshendesim pëpjekjet e disata të KE në mbrojtje të lirisë së medias dhe mbështesim draft-opinionin e Komisionit të Venecias.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga