LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave/ Arrestohet 31-vjeçari në Durrës

5 Qershor 2020, 10:24, Kronika CNA
Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave/ Arrestohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili në harkun kohor të tre muajve ka vjedhur 21 biçikleta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti”, u arrestua shtetasi me iniciale M.M., banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ai u arrestua një ditë më parë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.
Policia ka dokumentuar vjedhjet që 31 vjeçari ka bërë që nga muaji shkurt deri në qershor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga