Basha i telefonon Metës/ Presidenti jep mesazhin

5 Qershor 2020, 11:03, Politikë CNA
Basha i telefonon Metës/ Presidenti jep mesazhin

Presidenti Ilir Meta bën me dije se paraditen e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e PD, Lulzim Basha.

Meta tha se kjo ishte një telefonatë zyrtare e kërkuar nga kreu i PD, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje.

?Kam pasur sot paradite një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën, e kërkuar prej tij. Nuk mund tiu jap më shumë detaje. Kjo ka qënë një telefonatë zyrtare. Por, mesazhi im është jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që e keni detyrim të gjithë, që të kenë besim të zgjedhjet dhe demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë as me mosbesime?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga