LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona në ankth, Messi ka edhe pesë ditë kohë për të ikur falas

5 Qershor 2020, 14:01, Sport CNA
Barcelona në ankth, Messi ka edhe pesë ditë kohë për

Leo Mesi dhe Barcelona janë dy emra, që i kanë dedikuar vetet njëri-tjetrit. Argjentinasi nuk është tunduar kurrë për të lënë stadiumin ?Camp Nou?, ndaj milionave që vërshonin e vërshojnë për të. Kontrata e tij me Barcelonën skadon sezonin e ardhshëm, por këtë verë ai ka mundësinë të largohet me zero lekë, bonus që e ka të parashikuar në kontratën e fundit të nënshkruar dhe është në fuqi deri më 10 qershor.

Kushti është aty, por Leo nuk e konsideron fare. Argjentinasi e ka deklaruar shpesh së fundmi se është i lumtur te Barça dhe nuk ka ndërmend të luajë me tjetër ekip në Europë. Mançester Siti i Guardiolës e ka tunduar dikur, por jo më. Mediet spanjolle bëjnë me dije se palët kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshje të re, që me shumë mundësi do të jetë e fundit për Leon si blaugrana, duke parë 33 vitet e tij mbi supe.

Babai i fituaesit të Topit të Artë është takuar së fundmi me zyrtarët katalanas për të diskutuar termat e kontratës së re. Nuk flitet për shifra, por është e qartë se marrëveshja nuk ka ?nyje? para dhe do të arrihet në qetësi sepse suksesi është i garantuar. Mesi është bindur se Barcelona është e vetmja dashuri e ëndrrës europiane dhe nuk do e lërë atë të ?të zbehet? me ngjyra të tjera.

Lajmet e fundit nga