Connect with Us

Aurela Gaçe revoltohet me mediat/ “Nuk jam vip, ju ndaloj të më etiketoni kështu!”

Showbizz

Aurela Gaçe revoltohet me mediat/ “Nuk jam vip, ju ndaloj të më etiketoni kështu!”

Publikuar

-

“Më pihet, do pi!”/ Aurela Gaçe jep “recetën” për të kaluar stresin e situatës Covid

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është shprehur se nuk i pëlqen aspak që t’i drejtohen me emrin “Vip”, madje jua ndalon ta etiketojnë si të tillë.

Aurela ka shprehur hapur kritikën e saj për mediat pasi shpesh në titujt e tyre i quajnë vipa dhe dëshiron që në përshkrimet e shkrimet që bëjnë rreth saj t’i drejtohen me emrin e saj, Aurela Gaçe.

Këngëtarja është shprehur se ajo nuk është vip por thjesht një njeri që njihet për pasionin dhe profesionin që ushtron.

“Shoh shpesh tituj ja vipat që morën pjesë, jacilët vipa erdhën, ja vipat që shkuan etj. Shoh edhe në ndonjë koment kur thonë vipat, et etj. Un ju ndaloj të më etiketoni si të tillë. Ju lutem mos më etiketoni Vip as në shkrime as në përshkrime. Nuk jam vip, jam njeri që njiehm për shkak të pasionit e profesionit që ushtroj. Emrin e kam Aurela Gaçe.”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

Aurela Gaçe publikon foton e ëmbël me bashkëshortin/ Edhe pak, 10 vjet bashkë!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Rikthehet programi i njohur/ Hapen audicionet e “Big Brother Vip”

Publikuar

-

Nga

Rikthehet programi i njohur/ Hapen audicionet e “Big Brother Vip”

Prej disa vitesh Top Channel nuk po e realizon më reality shown më të shikuar “Big Brother”, ndonëse shpeshherë është premtuar se do të vijë edhe një sezon i ri.

Mësohet se së shpejti pritet të fillojë “Big Brother Vip”, i njejti reality show me personazhe publike. Tashmë janë hapur audicionet për personazhet Vip që do të izolohen brenda një shtëpie.

Personazhe që qytetarët janë mësuar t’i shohin në media dhe rrjete sociale, tashmë do të mbyllen brenda shtëpisë së famshme, larg luksit dhe komoditetit që na fal jeta e përditshme.

Ky program do të vijë në formatin më të fundit, ndërsa Top Channel raporton se ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin dhe janë përgatitur ambientet dhe studioja e “Big Brother Vip”.

LEXO EDHE:  “Oh sa të dua”/ Dafina Zeqiri zbulon talentin e nënës së saj dhe i bën dedikimin emocionues

LEXO EDHE:  Nga fotot në Llakatund tek ato në festivale, si ka ndryshuar Aurela Gaçe ndër vite

Njerëzit e famshëm do të vishet me petkun e qytetarëve të zakonshëm dhe do të jenë të ekspozuar para kamerave 24 orë në 24 orë në 7 ditë të javës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Çifti më i ri në “Përputhen”/ Ola deklaron vetëm për Muratin

Publikuar

-

Nga

Çifti më i ri në “Përputhen”/ Ola deklaron vetëm për Muratin

Ola dhe Murati janë çifti më i ri i emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Në puntatën e sotme të emisionit u trasmetua takimi i dyshes dhe pikërisht sot Ola është deklaruar në emision vetëm për Muratin.

Ajo tha se në këtë rrugëtim e sheh veten me shtetasin turk që jeton në Shqipëri, ndërsa për ta vënë në provë, moderatorja Bora Zemani i kërkoi të bëjë kafe turke.

Ola pranoi dhe bëri një kafe për Muratin, ku nuk munguan edhe batutat.

Pjesë nga biseda:

LEXO EDHE:  Media e Pasmaçiut “nxjerr humbëse” partinë e Metës/ Ka humbur mbështetjen e qytetarëve

LEXO EDHE:  Zgjohuni me Mariah Carey/ Ja cfarë po shijon këngëtarja

Murati: Unë e dua me sheqer si ty Ola. Mami im gatuan shumë mirë dhe e kërkon që të gatuajë shumë mirë. Sa herë iki në Stamboll, bën vetëm ushqim për mua.

Ola: Ti do që të gatuajë si mami jot?

Murati: Do e mësojë ajo s’ka gjë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Murati i bën gjërat serioze/ Fton Olën ta prezantojë me prindërit në Turqi

Publikuar

-

Nga

Murati i bën gjërat serioze/ Fton Olën ta prezantojë me prindërit në Turqi

Murati, është shtetasi turk më i komentuar i momentit në mediat rozë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Parukieri që jeton në Shqipëri prej disa javësh po del me Olën dhe është deklaruar në program vetëm për të.

Pas lajmeve se ai ka një tjetër lidhje jashtë dhe pret të bëhet baba, Murati ka dashur që gjërat t’i bëjë më serioze me Olën, si për të treguar se fjalët e përhapura nuk janë të vërteta.

Në puntatën e sotme të emisionit është transmetuar takimi i tij me Olën, ku ai i ka kërkuar kësaj të fundit që të shkojë në Turqi dhe ta prezantojë me prindërit e tij.

LEXO EDHE:  Nga fotot në Llakatund tek ato në festivale, si ka ndryshuar Aurela Gaçe ndër vite

LEXO EDHE:  "Ajo është një fantazëm"/Media zviceriane i kushton një artikull Loredanës për mashtrimet e saj

Pjesë nga biseda:

Murati: Do të kisha shumë dëshirë të shkonim në Turqi, të takoje mamin, babin.

Ola: Caktoje ditën. Po si do merremi vesh?

Murati: Translate. Ti do flasësh, unë do them atë që duan të dëgjojnë ata.

Ola: Po kur të mësoj unë të flas turqisht?

Murati: Mos mëso, ç’e do./ CNA.al

LEXO TE PLOTE