LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja për "Zgjedhoren"/ PS tërhiqet nga komisionet e depolitizuara

5 Qershor 2020, 18:37, Politikë CNA
Arrihet marrëveshja për "Zgjedhoren"/ PS tërhiqet nga

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Mësohet se palët kanë arritur dakordësinë e plotë për të gjithë çështjet që i ndanin dhe mbanin peng marrëveshjen.

Burime bëjnë me dije se PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.

Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Ndërkaq, Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

 

Lajmet e fundit nga