LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet shefi i Komisariatit në Fushë-Arrëz/ Akuzohet për përdhunim

5 Qershor 2020, 21:12, Kronika CNA
Arrestohet shefi i Komisariatit në Fushë-Arrëz/ Akuzohet për

Një tjetër skandal seksual është zbuluar pas abuzimit seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Mësohet se mbrëmjen e sotme është ndaluar shefi i komisariatit të Fushë-Arrëzit pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit, disa vite më parë.

Lajmi është konfirmuar nga SHÇBA e cila shkruan se është ndaluar shtetasi me inicialet  I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë në Fushë Arrëz, në DVP Shkodër.

“Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar mbrëmjen e së premtes shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder.

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura?.

Policia thotë se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme. Ndërkohë sipas të njëjtave burime autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qendër Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga