LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktivitet i paligjshëm i piraterisë/ E pëson keq administratori i një televizioni

5 Qershor 2020, 10:18, Kronika CNA
Aktivitet i paligjshëm i piraterisë/ E pëson keq administratori i

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale?./CNA.al

Lajmet e fundit nga