LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet dega e Ndrangheta-s në Verona/ Ortaku i Veliajt dhe Ramës nën hetim

4 Qershor 2020, 15:25, Politikë CNA
Shkatërrohet dega e Ndrangheta-s në Verona/ Ortaku i Veliajt dhe

Policia italiane shkatërroi sot degën të mafies Ndrangheta në Verona, grupit më të pasur dhe më të fuqishëm i krimit të organizuar në Itali.

Mediat e shtetit fqinj “Ansa” raporton se gjithashtu është vënë nën hetim ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili akuzohet për bashkëpunim në përvetësim dhe për lidhje me organizatën Ndragheta.

Tosi, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Veronës që nga viti 2007 deri në 2017, po hetohet në lidhje me shpërdorimin e të paktën 5,000 eurove nga ish-kreu i ndërmarrjes komunale të mbeturinave Andrea Miglioranzi, për të paguar një tarifë të firmës private të hetimit.

Dyshohet se paratë nuk janë paguar në kompaninë e grumbullimit të mbeturinave AMIA por drejtpërdrejt Tosi, ndonëse ky i fundit e mohon këtë.

Lidhjen e Tosit me mafien Ndrangheta e kishte denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha më 17 nëntor të 2016-ës në foltoren e Parlamentit.

Duke u nisur nga artikujt e mediave italiane, Berisha denoncoi faktin se qeveria Rama kishte lidhur kontratë për riciklimin e plehrave me një person të dyshuar për lidhje me krimin.

Por duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët kishin krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.

Në fillim të muajit qershor të vitit 2016, ata regjistruan në QKR shoqërinë AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.

Anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe presidenti i AMIA-s, Andrea Miglioranzi është një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.

Në gjysmën e dytë të viteve ?90-të, Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona në Itali të dënuar me burg për nxitje të urrejtjes racore.

Në fillimin të viteve 2000, Miglioranzi ishte koordinator i Listës Civile për Veronën (një përzjerje anëtarësh të partive të vjetra fashiste, ish anëtarësh të Casapoundit dhe ish skinheadsa), e cila i dha Flavio Tosit fitoren e thellë dy herë rradhazi si kryebashkiak i Veronës.

Mbas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Tosi e emëroi President të AMIA-s, ndërrmarjes bashkiake të pastrimit të mjedisit të Veronës dhe si i tillë ka ardhur disa herë në Tiranë për të shtrirë jashtë Italisë aktivitetin e kompanisë së tij.

Arrestimet e sotme dhe hetimi i hapur për Flavio Tosin tregojnë se kush është në të vërtetë qeveria që na drejton dhe lidhjet e saj me persona të shkuar kriminale./ CNA.al

Neosocialisti Veliaj ?pastron? Tiranën bashkë me një neofashist

Riciklimi i plehrave/ Rama dhe Gaçi të lidhur me mafian italiane

Plehrat/ Veliaj i Tiranës, Tosi i Veronës dhe terrorizmi

 

Lajmet e fundit nga