LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida ndaj Vllaznisë, futbollisti i Flamurtarit bën akuzën e rëndë

4 Qershor 2020, 09:40, Sport CNA
Sfida ndaj Vllaznisë, futbollisti i Flamurtarit bën akuzën e

Vllaznia mori tre pikë shumë të rëndësishme ditën e djeshme në Vlorë përballë Flamurtarit, teksa i mposhti vendasit me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë pavarësisht se ndodhen në vendin e fundit dhe shpejt do të marrin edhe miratimin matematikor për rënien një kategori më poshtë, sërish e respektojnë garën dhe shkodranëve iu hapën shumë punë.

Kështu, për të zhbllokuar rezultatin ndaj Flamurtarit iu erdhi në ndihmë një penallti e dyshimtë, e cila u ekzekutua saktësisht nga kapiteni Gilman Lika. Më pas ndeshja mori tjetër rrjedhë dhe Vllaznia shënoi edhe dy gola. Por, te 11-metërshi i akorduar është ndalur futbollisti i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj, i cili ishte dhe shkaktari i faullit. Hoxhaj nëpërmjet një reagimin në Facebook ?thumbon? arbitrat, duke theksuar se as pandemia nuk i ka ndryshuar ata.

?Rikthehemi të luajmë mes mijëra problemeve, por as kjo pandemi nuk i ka ndryshuar arbitrat në gabimet kundra Flamurtarit. Loja 0-0, vjen një penallti dhe të prish lojën. Gjykojeni vetë. Lojtari i Vllaznisë ka shkelur mbi këmben time??, ishte reagimi i Hoxhajt.

Lajmet e fundit nga