Connect with Us

Rifillimi i kampionatit, Idriz Batha befason me deklaratën

Sport

Rifillimi i kampionatit, Idriz Batha befason me deklaratën

Publikuar

-

Për Idriz Bathën, kampionati ka rifilluar si mos më mirë. Mesfushori i Tiranës ka gjetur menjëherë rrjetën që në ndeshjen e parë, suksesin 3-1 ndaj Bylisit dhe sheh se si ekipi i tij bën një tjetër hap më të sigurt drejt titullit kampion.

Batha e ka cilësuar si të kënaqshme paraqitjen e parë të Tiranës pas rifilimit dhe në një prononcim për RTSH, ka folur edhe për vështirësitë e kësaj ndeshje pas një shkëputje të gjatë.

“Ishte diçka e mirë ajo që treguam në Ballsh, bëmë një ndeshje të kënaqshme sa i përket fazës së lojës se kishim gati dy muaj e ca pa zhvilluar ndeshje. Personalisht më pëlqeu ekipi, sidomos me atë që shprehëm në pjesën e parë dhe shpresojmë që të kemi këtë vazhdimësi.

Jo vetëm ne, por me sa pashë edhe në kronikat e ndeshjeve të tjera, të gjitha ekipet kishin pasur probleme fizike dhe është normale. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje, ekipi do të gjejë freskinë që kishte para se të ndalej kampionati”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lojtarët e Partizanit me Covid-19, Egbo tregon duhet të luhet apo jo derbi

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të derbit ndaj Partizanit të planifikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme. Tekniku bardheblu u shpreh optimist dhe e cilësoi këtë përballje speciale, si ndeshjen e radhës. Egbo gjithashtu nuk nguroi të jepte një koment edhe në lidhje me mbledhjen e zhvilluar sot nga Komisioni i Etikës, si dhe për situatën jo fort pozitive te Partizani, ku 2 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

“E kemi përgatitur si ndeshjen e radhës. E dimë që është derbi i fundit i këtij sezoni. Mendoj që jemi përgatitur siç duhet. Të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Shpresoj që me kismet të Zotit, të marrim atë rezultat që na duhet.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana për të shmangur një humbje të tretë?

Ne do futemi në fushë dhe do të fokusohemi te ndeshjet që kemi fituar. T’ia bëjmë yzmetin dhe në fund Zoti do e shpërblejë punën.

Më mirë derbi apo titulli?

Nuk jam tifoz, ne gjithmonë fokusohemi te objektivi. Çdo klub ka objektivin e vet. Do vazhdojmë me objektivin që na ka vënë klubi në fillim të sezonit.

Si është situata në klub duke marrë parasysh që sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Etikës. Duhet të ishte klubi i Tiranës prezent sot siç bëri Bylis?

Ka persona të tjerë që mund ta japin këtë përgjigje. Unë jam trajneri, dhe merrem me atë që ndodh brenda fushës. Ka drejtor, president, menaxher, kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen ata. Nuk e di fare çfarë kishte Komisioni i Etikës sot. Ne fokusohemi te fusha, atje kemi punë. Aty vazhdojmë punën tonë.

I shpërqendron lojtarët kjo situatë?

Nuk besoj. Ajo ndeshje ka mbaruar. Ne si staf dhe lojtarë kemi punë vetëm brenda fushës. Nuk merrem me gjërat e tjera.

Çfarë ndodhi me Kukësin?

Është ndeshje që ka mbaruar. Kemi ndeshje nesër me Partizanin. Nuk dua ta kujtoj fare çfarë ka ndodhur me Kukësin. E kemi analizuar brenda skuadrës. E dimë çfarë ka ndodhur, do të tentojmë ta rikuperojmë në ndeshjen nesër atë humbje.

Dy lojtarët pozitivë me Koronavirus te Partizani, i trembeni një infektimi të mundshëm?

Nuk është herë e parë që ka lojtarë të infektuar. Presim të dalin rezultatet e lojtarëve të tjerë. Po dolën negativë, nuk kemi pse të kemi frikë, vetëm kujdes do të kemi. Është diçka normale për ne, nuk është hera e parë.

Për ju personalisht si trajner, kjo ndeshje ka vetëm vlerën e 3 pikëve, apo ka vlerë pak më të madhe?

Vetëm 3 pikë në nevojiten. E thashë dhe në fillim, ne fokusohemi te objektivi. Unë nuk kam sfidë personale me askënd, jam thjeshtë punëtor i klubit. Jam i përqendruar vetëm te klubi, nuk kam asgjë nga ana personale.

Ku ndryshon sfida e nesërme nga derbi i fituar 5-1?

Është derbi i fundit, është si ndeshje e radhës. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të marrim atë që na takon. Nuk e kemi mendjen te rezultati. Mjafton të marrim atë rezultat që do të na nevojitet për objektivin që kemi?

Barazimi do të ishte i kënaqshëm?

Ndeshja i ka të treja rezultatet, shpresojmë të marrim atë që është më i miri për ne.

Do të kishit qenë më të qetë në qoftë se do e kishin siguruar më përpara matematikisht titullin kampion?

Unë e kam thënë që do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë. Të presim deri në momentin e fundit.

Duke parë kalendarin a është derbi ndeshja ku mund të sigurohet titulli kampion?

Nuk mund të them. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Në qoftë se japin maksimumin, unë mendoj që do të marrim rezultatin që na takon. Rezultati vjen duke dhënë 100 %.

Me qenë se është kjo situata e Koronavirusit te Partizanit, po bëjmë një analogji me kampionatin rus, Soçi vendosi të mos e pranonte kërkesën e Rostovit për t’u shtyrë ndeshja, pasi shumë lojtarë të Rosovit rezultuan pozitivë me Koronavirus, dhe kësisoj ata u detyruan që të shkonin të luanin me ekipin e të rinjve. Nëse përsëritet një situatë analoge, Egboja do të dëshironte të luante me Partizanin e vërtetë?

Ajo nuk është puna ime. Rregulloja e thotë qartë që nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjes. Ndeshja vazhdon. Lojtarët e infektuar izolohen. Çdo lojtar tjetër qofshin ata edhe të akademisë mund të aktivizohen pa problem, janë lojtarë të klubit qoftë të Tiranës apo Partizanit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana injoron dyshimet për trukim ndaj Bylisit, nuk paraqitet fare në mbledhjen e Etikës

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komuisionit të Etikës, për dyshimet në ndeshjen Bylis-Tirana të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Etikës. Fatmir Braka, është shprehur se Tirana nuk është paraqitur në mbledhje për të dhënë dëshminë, më justifikimin se nuk i ka vajtur emaili, i cili sipas tij është dërguar nga Federata.

“Sot u mbajt mbledhja e radhës siç ishte planifikuar. Tirana nuk u paraqit dhe u shty për njëherë tjetër. Administrata e Federatës i ka dërguar një email, ndërsa Tirana thotë se ai email nuk ekziston më. Ne i kemi dërguar një email, ku i lamë afat. Hetimet u bënë sot dhe do të vazhdojnë të bëhen. Hetimi po zhvillohet për Bylis-Tirana në Kupë. Mbledhja e radhës është lënë për ditën e martë.

Në komision ishim 3 veta, aq sa lejohej. UEFA dërgon raporte, nuk ka insistim nga ata. Është e paparashikuar se sa zgjat hetimi. Nuk mund te them për penalizimet.”, u shpreh Braka.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Robben rrëfen çmendurinë e Guardiolës: Më telefonoi në 2 të natës

Publikuar

-

Nga

Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Bayern, Pep Guardiolën. Ylli holandez ka thënë se Pep është njeri që e do futbollin çmendurisht.

“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit. Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll”. ka thënë Robben.

Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për tu rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningen.

LEXO TE PLOTE