LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama tregon çfarë u dakordësua në tryezën e Zgjedhores/ “Nënkryetarin e KQZ do e zgjedhë PD”

4 Qershor 2020, 19:51, Politikë CNA
Rama tregon çfarë u dakordësua në tryezën e

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me dakordësimet që janë bërë në tryezën e Reformës Zgjedhore me opozitën.

Rama tha se i kanë lënë në dorë Partisë Demokratike të zgjedhë nënkryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor.

?Nga pikpëpamja e gjithë përgatitjes së procesit, e tenderit, kontratës së  implementimit është KQZ që do ta bëjë. Dhe PD është e mirëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej. Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë mandat bashkë me një ekspert të fuësh vënë në dispozicion nga partnerët . U bë teknologjia, malet më të larta shkojnë me teknologji, nuk u bë teknologjia të dëgjojmë bërr bërr se si u sabotua?, deklaroi kreu i qeverisë në emisionin ?Opinion?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga