LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Babrru më kërcënojnë”/ Babai i 15-vjeçares paralajmëron Dokun: Do e vras po doli gjallë nga burgu

4 Qershor 2020, 18:00, Sociale CNA
“Në Babrru më kërcënojnë”/ Babai i

Në marshimin e sotëm kundër abuzimit seksual, ishte pjesëmarrës edhe babai i 15-vjeçares së abuzuar nga ish-roja i shkollës ku ajo studionte në Babrru.

Në një prononcim për mediat, babai i të miturës deklaroi se në Babrru nuk mund të bënte dot asgjë, pasi pretendon se e kërcënonin se do ta vrisnin.

Ai paralajmëroi se nëse drejtësia e nxjerr nga burgu ish-rojen Abaz Doku, do të vërë vetë dejtësi.

?Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele.

Fëmijët t?i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Babrru. Atje më kërcënojnë, më thonë jo do të vrasim e kështu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë.

I lutem Ministres së Arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam për ta vrarë. E di qeveria, nëse qeveria s?e kalb në burg, do t?ja jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola?,u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga