LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta bisedë telefonike me Presidenten e Gjeorgjisë/ Zbulohet çfarë diskutuan

4 Qershor 2020, 14:00, Politikë CNA
Meta bisedë telefonike me Presidenten e Gjeorgjisë/ Zbulohet

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.

Kreu i Shtetit bën me dije se kjo bisedë kishte në fokus interesin reciprok që marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-Gjeorgji të gjallërohen në të gjitha fushat, veçanërisht në turizëm dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën me dije se rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga