Connect with Us

Masakra e Tiananmenit/ Si Pekini iu kundërvu vullnetit të popullit për demokraci

Blog

Masakra e Tiananmenit/ Si Pekini iu kundërvu vullnetit të popullit për demokraci

Publikuar

-

Nga Ben Westcott “CNN”

* Kur agoi 4 qershori 1989, populli kinez u zgjua në një vend që kishte ndryshuar rrënjësisht brenda natës. Për 7 javë me radhë, u duk sikur Kina ishte në prag të një ndryshimi të madh shoqëror. Por vetëm brenda një nate, ëndrrat e qindra mijëra studentëve dhe punëtorëve protestues u shtypën brutalisht nga ushtria.

Për rreth një dekadë, ekonomia e Kinës komuniste kishte hedhur hapa të vazhdueshme drejt hapjes, dhe kishte lejuar një numër të kufizuar sipërmarrjesh të lira në vendin komunist, pas viteve të një kontrolli të rreptë shtetëror nën kryetarin legjendar Mao Ce Dun.

Me ndryshimin e udhëheqjes, lideri i ri, Tenj Hsio Pin, donte ta shihte Kinën të përparonte duke përqafuar një liberalizim të tregut. Por kur protestat në shkallë të gjerë në Pekin kërkuan liri më të mëdha sociale, siç është ajo e fjalës dhe madje edhe demokraci, Ten do të tregohej shumë më pak entuziast.

Protestat nisën në prillin e vitit 1989, të nxitura nga vdekja e ish-drejtuesit të Partisë Komuniste Kineze Hu Jaobang në moshën 73-vjeçare. I konsideruar nga publiku si një kampion i masave liberale, Hu ishte rrëzuar nga pushteti dy vjet më parë, dhe vdekja e tij më 15 prill u shoqërua me një zi në mbarë vendin.

Tri ditë më vonë, mijëra studentë të pikëlluar marshuan nëpër Pekin, duke kërkuar një qeveri më demokratike për nder të Hu. Protestuesit pushtuan Sheshin Tiananmen, hapësirën më të madhe publike në qendër të Pekinit, e cila gjendet përballë Qytetit të Ndaluar, ish-shtëpisë së perandorëve kinezë dhe Sallës së Madhe të Popullit.

Përgjatë një muaj e gjysmë në vijim, numri i studentëve dhe punëtorëve protestues u rrit vazhdimisht. Një miting më datën 19 maj 1989, mblodhi në shesh rreth 1.2 milion njerëz, duke e detyruar kreun e atëhershëm të Partisë Komuniste, Zhao Zijang të takohet me një përfaqësi të protestuesve, duke iu lutur t’i japin fund protestave.

Ai e filloi fjalimin e tij duke thënë:”Studentë, ne erdhën shumë vonë. Na vjen keq!”. Një lider i lëvizjes studentore, lexoi një listë kërkesash të studentëve që po zhvillonin një protestë paqësore duke u ulur në shesh përpara Sallës së Madhe të Popullit në Pekin.

LEXO EDHE:  Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Por kërkesat u injoruan nga qeveria, dhe kryeministri Li Peng vendosi po atë ditë ligjin ushtarak në qytet. Kamionët plot më ushtarë nisën të mbërrijnë në Pekin pak orë më vonë, por protestat nuk u ndalën. Më 30 maj, në qendër të sheshit Tienanmen, protestuesit ndërtuan një statujë 10 metra të lartë të quajtur Perendesha e Demokracisë, për të forcuar moralin në radhët e turmës së madhe të protestuesve.

Në fund, qeveria komuniste reagoi me shpejtësi. Pas një dy javë të tensionuara, natën e 3 qershorit, kolona trupash të armatosura hynë në Pekin me qëllim spastrimin e sheshit Tienanmen me çfarëdolloj mënyre të nevojshme. Të bllokuar nga civilët në rrugë, të cilët po përpiqeshin të mbronin studentët, trupat hapën zjarr.

Studentët, punëtorët dhe qytetarët e tjerë të zakonshëm kundërsulmuan, duke i vënë flakën disa automjeteve ushtarake. Dëshmitarët treguan histori të tmerrshme të tankeve që shkelnin mbi trupat e protestuesve të paarmatosur, dhe ushtarëve që qëllonin me armë mbi turmën pa bërë asnjë dallim.

Qeveria kineze nuk bëri asnjëherë publike ndonjë numër zyrtar të viktimave, por grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se bëhet fjalë për qindra në mos mijëra të vdekur. Shumë nga drejtuesit e protestës u burgosën, disa prej të cilëve nuk do të liroheshin për më shumë se një dekadë.

Që atëhere qeveria komuniste ka punuar shumë për të ndaluar çdo lloj kujtese të masakrës nga historia dhe mediat kineze, duke e parë atë si një kërcënim të madh për legjitimitetin e regjimit të saj diktatorial. Dhe kjo praktikë deri më tani duket se ka funksionuar. Edhe sot në 31 vjetorin e asaj ngjarje, në Kinë nuk pritet të ketë asnjë përkujtim publik të asaj masakre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Koronavirusi/ Si mund të jetë një valë e dytë

Publikuar

-

Nga

Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”

* Kur koronavirusi i ri nisi të përhapet me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars të këtij vitit, shumë qeveri vunë në zbatim masa të rrepta të karantinës për qytetarët e tyre. Përmes edhe një përpjekje të madhe nga ana e publikut, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë .

Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur tashmë virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, shënuan një përparim domethënës në ndaljen e përhapjes së sëmundjes.

Megjithatë, bllokimi i jetës normale ekonomike dhe sociale, ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike por edhe dëme sociale në vendet ku janë aplikuar masat më të rrepta të distancimit sociale. Qeveritë, ashtu si dhe publiku, janë tanimë të prirura të nisin heqjen e kufizimeve, dhe rikthimin  në jetën normale.

Por me zbutjen e rregullave kufizuese, po dëgjohen paralajmërimet për një ringjallje të mundshme të rasteve të reja me Covid-19, në atë që është quajtur vala e dytë e pandemisë. Vala e dytë e pandemisë së Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920 ishte veçanërisht shkatërruese, ashtu sikurse ishte edhe vala e dytë e epidemisë së virusit të gripit H1N1 në vitet 2009-2010.

Pra, çfarë mund të bëhet për të shmangur një valë të dytë të Covid-19? Që virusi të përhapet, ka nevojë për një furnizim me të infektuar të rinj, dhe një transmetim të suksesshëm nga një njëri tek tjetri. Këta faktorë llogariten nga numri i riprodhimit, R, që është numri mesatar i rasteve të reja të shkaktuara nga një individ i infektuar.

Një vlerë e R mbi 1 do të thotë se numri i rasteve të reja është në rritje, ndërsa nën 1 janë në rënie. Para masave të bllokimit, vlera e R për koronavirusin vlerësohej të ishte midis 2-4. Vende si Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe shumica e vendeve evropiane, tani e kanë ulur këtë vlerë nën 1.

Në vende të tjera si Suedia ose Rusia, vlera e R-së mbetet afër mbi 1, duke reflektuar rritjen e numrit të rasteve. Marrëdhënia midis sjelljeve të popullsisë dhe vlerës së R është e ndërlikuar, por mund të përdornim ende këtë koncept për të ilustruar se si mund të jetë vala e dytë e mundshme e Covid-19.

Për sa kohë që ka njerëz të prekur dhe të infektuar në popullatë, virusi mund të vazhdojë të përhapet. Ka prova gjithnjë e në rritje se vala e parë e epidemisë, ka sjellë një imunitet të kufizuar, pak nën nivelin e imunitetit të tufës. Ekzistojnë gjithashtu “xhepa” të një popullate në të cilën virusi jo vetëm që mbijeton, por vazhdon të përhapet.

LEXO EDHE:  Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

LEXO EDHE:  Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Transmetimi në shtëpitë e përkujdesjes për të moshuarit, përbën aktualisht përqindjen më të madhe të rasteve në shumë vende. Ndërsa masat e bllokimit janë lehtësuar, njerëzit kanë filluar të bashkëveprojnë më shumë me njeri-tjetrin. Dhe kjo mund të sjellë vlera të rritura të R-së.

Por është e rëndësishme që vlera e R-së të mbahet nën ose e barabartë me 1.

Por edhe një ndryshim relativisht modest i R në 1.2, do të sillte një valë të re infktimesh, duke shkaktuar valën e dytë të pandemisë, dhe duke treguar se sa e rëndësishme është marrja e masave të duhura të kontrollit. Reagimi ndaj valës së dytë të mundshme të koronavirusit, kërkon përsëritjen e masave të bllokimit.

Por ndërsa shoqëria deri më tani i është bindur kufizimeve në mënyrë të jashtëzakonshme, lodhja nga karantina mund ta bëjë më të vështirë rivendosjen e masave të tilla të rrepta.

Epidemia mund të vazhdojë në vjeshtë dhe dimër kur gripi sezonal të jetë më i përhapur . Ndërsa duket se virusi SARS-CoV-2 nuk ndikohet dhe aq shumë nga kushtet atmosferike, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet në shumë vende nëse COVID-19 dhe gripi sezonal godasin në të njëjtën kohë.

Nga ana tjetër, masat parandaluese që synojnë kryesisht virusin SARS-CoV-2 (si maskat e fytyrës ​​dhe larja e duarve), mund ta zvogëlojnë përhapjen e virusit të gripit. Së fundmi, virusi mund të pësojë mutacione, duke rezultuar në një shtamë edhe më infektues se i pari.

Një mutacion i tillë, mund të ketë ndikuar që vala e dytë e Gripit Spanjoll, të ishte më e rëndë së e para. Nëse diçka e ngjashme do të ndodhë me virusin SARS-CoV-2, epidemia që do të shkaktojë do të bëjë të duket më modeste vala aktuale, edhe nëse vlera e re e R-së do të ishte vetëm 4, krahasuar me 10-12 për shytat ose 12-18 për fruthin.

Shytat dhe fruthi nuk frenohen vetëm nga vaksinimi. Në të ardhmen e afërt, qeverive do t’u duhet të balancojnë në mënyrë delikate nevojat e ekonomisë dhe jetës sociale, me ndalimin e përhapjes së virusit. Testi, gjurmimi i kontakteve, dhe përgjigjet lokale janë elementet kryesore të strategjisë anti-Covid 19. Modelet dhe konceptet epidemiologjike sikurse është numri R mund të ndihmojnë në përcaktimin se ku, si, kur dhe për sa kohë, qeveritë duhet të ndërhyjnë për të parandaluar valën e dytë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Foto/ Kush janë 10 trazirat më vdekjeprurëse në histori

Publikuar

-

Nga

Rebelimi ndaj juntës ushtarake në Burma, viti 1988

Vitet e sundimit shtypës nga gjenerali Ne Ëin, shkaktuan një krizë të rëndë ekonomike. Ndaj, qytetarët e Burmës (sot Mianmari), filluan të zhvillojnë protesta të mëdha duke nisur nga data 8 gusht 1988. Policia i shtypi me gjak ato, dhe nga ato trazira gjetën vdekjen rreth 3 mijë njerëz

Lëvizja e 1 Marsit në Kore, viti 1919

Pasi u aneksua nga Japonia në vitin 1910, Koreja nisi të rebelohej ndaj pushtuesve, duke kërkuar rikthimin e pavarësisë. Protestat e mëdha nisën më 1 mars 1919. Trupat japoneze reaguan në mënyrë brutale. Ato arrestuan 46.000 koreanë dhe 7.500 të tjerë.

Revolta e fshatarëve në Rumani, viti 1907

Të lodhur nga vuajtjet nën pronarët e pasur të tokave, fshatarët nisën të rebelohen. Edhe pse përfaqësonin gati 80 për qind të popullsisë, shumica e tyre nuk zotëronin asnjë copë tokë. Nga marsi i vitit 1907, trazirat u përhapën në pjesën më të madh të vendit. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe mobilizoi mbi 100.000 trupa për të shtypur rebelët. Viktimat nga ajo revoltë ishin mbi 11 mijë.

“Java e përgjakshme” në Francë, viti 1871

Komuna e Parisit, ishte një grupim socialist që pretendoi të qeveriste Parisin në 1871. Pasi u tolerua për pak javë, qeveria monarkiste dërgoi ushtrinë për të shtypur rebelimin. Në atë që mbeti në histori si “La Semaine Sanglante” (Java e përgjakshme), u vranë deri në 20.000 civilë.

Masakra e Tajvanit, viti 1947

Pas dorëzimit të Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, kontrolli i Tajvanit, që ishte sunduar nga Japonia për 50 vjet, iu dha Kinës, nën maskën e një pushtimi të përkohshëm ushtarak. Por kinezët vendosën një regjim shtypës, që zemëroi tajvanezët. Protesta të mëdha shpërthyen në gjithë ishullin më 28 shkurt 1947. Më 8 mars, ushtria kineze ndërhyri duke nisur të qëllojë mbi protestuesit. Të paktën 28.000 tajvanezë u vranë dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Kryengritja fshatare e El Salvadorit, viti 1932

Gjatë gjysmës së dytë të viteve 1800, kafeja u bë një nga eksportet më të mëdha të El Salvadorit. Kjo bëri që pronarët e mëdhënj të blinin toka të reja ku ngritën plantacionet e kafesë. Por kjo pati një efekt anësor:thellimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve, ku indigjenët po jetonin një varfëri ekstreme. Kriza globale e 1929-ës e zhyti në kolaps të plotë ekonominë e vendit.

Një ushtri fshatarësh, e udhëhequr nga Agustin Marti, u rebelua dhe kërkoi ndryshime të menjëhershme. Ushtria dhe policia regoi me një sërë operacionesh brutale të njohura si “La Matanza” (Thertorja). Kushdo që ishte apo dukej si indigjen u masakrua brutalisht. Vlerësohet se 10.000- 30.000 u vranë në atë kohë.

LEXO EDHE:  Si e “pushtoi” njerëzimi Tokën?

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak

Kryengritja e ishullit Jeju në Korenë e Jugut, vitet 1948-1949

Banorët e ishullit Jeju në brigjet e Koresë e Jugut, ishin mosbesues ndaj zgjedhjeve të mbështetura nga OKB në vendin demokratik. Ata nisën të shfaqnin simpati ndaj veriut komunist, duke u rebeluar në vitin 1947. Pasi përfundoi negociatat me veriun për çështjen e kufirit, qeveria e Koresë së Jugut nisi një operacion për të shtypur rebelimin. Mbi 60.000 njerëz gjetën vdekjen në ato trazira.

Kryengritja e Tibetit, viti 1959

Pasi ushtria kineze vuri nën kontroll Tibetin pas Luftës së Dytë Botërore, mosmarrëveshjet e vazhdueshme të krahinës me Pekinin, nisën të degradojnë në dhunë. Kur Dalai Lama u ftua të marrë pjesë në një shfaqje teatrale në Pekin në fillim të marsit të vitit 1959, 10.000 njerëz e rrethuan udhëheqësin shpirtëror dhe politik të Tibetit, duke e ndaluar atë që të shkonte në atë që mendonin se ishte një kurth.

Më 10 mars, protestuesit anti-komunistë dhe anti-kinezë dolën në rrugët e Lasas, kryeqyteti i Tibetit. Dalai Lama u arratis në Indi disa ditë më vonë për të shmangur raprezaljen e pashmangshme të Kinës. Nëntë ditë më vonë, kinezët bombarduan pallatin e Dalai Lamës.

Mbi 86 mijë tibetianë u vranë në javët që pasuan.

“La Violencia” në Kolumbi, vitet 1948-1960

Në vitin 1948, vritet kandidati presidencial i Partisë Liberale, Jorge Gaitan. Ky akt provokoi  një seri trazirash të njohura si “Bogotazo”, të cilat shkaktuan gati 5.000 të vrarë në vetëm 10 orë. Por trazirat sporadike rurale vazhduan me vite, deri në vitin 1960. Gjatë 12 viteve vlerësohet të kenë humbur jetën 200.000 njerëz dhe plagosur 800.000 të tjerë.

Trazirat që pasuan ndarjen e Indisë, viti 1947

Pas gati 100 vite të sundimit britanik, India e fitoi pavarësinë e saj në vitin 1947. Por britanikët vendosën të krijonin një vend të ri (Pakistan) në perëndim, që kishte një shumicë të madhe myslimane. Mbi 10 milion njerëz u shpërngulën në Indi ose Pakistan, kryesisht në bazë të besimeve të tyre fetare. Por ky proces shkaktoi trazira të vazhdueshme gjatë të cilave, vlerësohet të kenë humbur jetën mbi 1.000.000 njerëz./ Listverse.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza ekonomike nga pandemia dhe trazirat, nuk do ta zvogëlojnë mbështetjen për Trumpin

Publikuar

-

Nga

Nga Steve Mccann “American Thinker”

Që nga 9 nëntori i vitit 2016, elitat në SHBA kanë përdorur në mënyrë obsesive bllokadën apo strukturat e “Deep State” (Shteti i Thellë) për ta detyruar Donald Trumpin të dorëhiqet, ose duke u përpjekur ta distancojnë bazën e tij të votuesve, për të garantuar humbjen e tij në presidencialet e këtij vitit.

Gjatë 3 viteve të para të presidencës Trump, të dyja mjetet u përdoren njëkohësisht. Por pas dështimit të hetimeve me akuzat e e bashkëpunimit me rusët gjatë zgjedhjeve, apo dhe dështimit me impeachment-in mbi çështjen e Ukrainës, këtyre komplotistëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjnë gjithçka që bllokimi i shkaktuar nga koronavirusi, dhe trazirat e shkaktuar në qytetet amerikane nga krahu militant i së majtës amerikane, të ndikojë në mënyrë të dëmshme në ekonominë e vendit në prag të presidencialeve të nëntorit të këtij viti.

Në sulmet ndaj Donald Trump dhe mbështetësve të tij, është përdorur i gjithë fjalori i epiteteve moderne. Ai është krahasuar në mënyrë të pamëshirshme me të gjithë despotët dhe vrasësit masivë të shekullit XX. Është akuzuar gjithashtu për tradhti kombëtare, se është një grabitqar seksual, një mizogjnist, një ksenofob, një racist virulent dhe një homofob.

Pavarësisht nga të gjitha sulmet personale, mëkati më i madh i Trumpit sipas tyre është se ai është i paqytetëruar dhe i pakarakter. Por, përkundër këtij “bombardimi” të pamëshirshëm me fyrje dhe akuza, Donald Trump nuk ka humbur asnjë nga mbështetësit e tij, madje në fakt ka fituar mbështetje shtesë.

Për më tepër, kriza ekonomike e shkaktuar nga karantina e koronavirusit, dhe trazirat e ditëve të fundit të sponsorizuara nga grupimi militant “Antifa”, nuk do të kenë sukses në ndryshimin e mendimit të këtyre votuesve. Pse? Dy fakte për elitat miopike të Amerikës: si kanë reaguar amerikanët, kur burrat dhe gratë me “karakter dhe të qytetëruar”, të pranueshëm për elitat e sotme, kanë pasur në dorë fatin e këtij kombi? Dhe kush është përgjegjës për ngritjen dhe integrimin e së majtës radikale, përfshirë krahun e saj “Antifa”, dhe bashkëpunëtorët e tyre?

Që nga vitet 1960 në SHBA, elitat qeverisëse amerikane, që përfaqësohen nga njerëz të sofistikuar, eruditë dhe tejet korrektë në ligjërimin e tyre, në dallim nga Trump dhe përkrahësit e tij, kanë regjistruar shumë “arritje”:

A. Vietnami i Jugut, ishte një komb demokratik i korruptuar, i krijuar në thelb nga elitat në Perëndim. Kur Vietnami i Veriut, synoi ribashkimin, burrat e rafinuar dhe të sjelljeve të mira në Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërhynin. Gjatë viteve 1964-1973 pati mbi 213.000 të vrarë dhe të plagosur nga ushtria amerikane (përfshirë 58.000 të vdekur) si dhe 2 milionë të vdekur nga radhët e popullsisë civile vietnameze. Kostoja financiare:6.0 trilionë dollarë.
Pavarësisht kësaj, në fund fitoi Vietnami i Veriut. Ky dështim shkaktoi jo vetëm trazira dhe protesta në SHBA, por integroi dhe legjitimoi krahun radikal të së majtës amerikane, duke i lejuar ata të depërtojnë në mënyrë agresive në institucionet e argëtimit, medias dhe arsimit, dhe në fund arritën të vënë nën kontroll Partinë Demokratike.

B. Lufta në Afganistan nisi si një përgjigje ndaj 11 shtatorit 2001. Por ajo dhe pushtimi i Irakut, u shndërruan shpejt në një vendosmëri për të imponuar demokracinë në 2 popullsi pa asnjë histori, dëshirë apo kuptim të demokracisë. Këto luftëra (Iraku 10 vjet dhe Afganistani 18 vjet), kanë shkktuar deri më sot 57.000 të vrarë dhe të plgosur nga ushtria amerikane (7.000 të vdekur) me një kosto 6.5 trilionë dollarë. Të vdekurit nga popullata lokale janë mbi 400.000. “Arritja” kryesore është një rajon më i rrezikshëm dhe i destabilizuar, që krijoi ISIS-in, inkurajoi dhe e nuklearizoi Iranin, si dhe nxiti një luftë shkatërruese civile në Siri.

LEXO EDHE:  Ja si do të reagonte NATO, në rastin e një pushtimi rus

LEXO EDHE:  101 vjet nga fundi i Luftës së Parë Botërore/ Kuriozitetet më pikante që mund të mos i keni ditur

C. Borxhi i përgjithshëm kombëtar (përfshirë atë shtetëror, federal dhe lokal) në vitin 1960 ishte 2.6 trilionë dollarë (me kursin e vitit 2019). Sot është 26.1 trilionë dollarë, pra një rritje 1-fish duke e bërë SHBA, me 5 për qind të popullsisë së botës, kombin më të madh debitor në histori, që aktualisht përbën 40 përqind të të gjithë borxhit kombëtar global.
Luftërat në Vietnam, Irak dhe Afganistan, përbëjnë më shumë se gjysmën e rritjes së borxhit të përgjithshëm kombëtar, dhe i dhanë mundësi të majtës radikale të shfrytëzojë ndikimin e saj në Hollivud dhe media për të bindur miliona njerëz se Shtetet e Bashkuara janë pushteti imperialist, që nuk ka asnjë lloj humanizmi.

D. Elitat e këtij kombi, deklaruan se globalizimi do t’i sillte Amerikës shumë të mira. Se fuqizimi i Kinës, do ta shndërronte përfundimisht atë në një bastion të demokracisë. Kina u zhvillua vërtetë, por me një fuqi botërore agresive dhe diktatoriale në më pak se 25 vjet, falë transferimit të pakufizuar të vendeve të punës, teknologjisë, kapitalit dhe aftësive të biznesit.

E. Në 1988 në SHBA kishte më pak se 14 milion emigrantë (përfshirë më pak se 1 milion emigrantë të paligjshëm). Falë klasës qeverisëse elitiste që e shpalli emigrimin, veçanërisht atë illegal një ndihmë për vendin, në vitin 2016 kishte 44.5 milionë emigrantë që jetonin në vend (përfshirë rreth 18 milion imigrantë të paligjshëm).
Në të njëjtën periudhë 28-vjeçare, të ardhurat e 5 për qind e më të pasurve u rritën me gati 50 për qind, ndërsa ato të 50 për qind të më të varfërve ranë me 1.9 përqind. Kjo është shfrytëzuar me lehtësi nga elementët më radikalë të së majtës për të promovuar zgjidhjen e tyre:socializmin militant.

Elitat kanë qenë një fatkeqësi për kombin tonë. Por ato kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në kujdesin që kanë pasur për veten e tyre. Gjithsesi, është pjesa tjetër e Amerikës, siç e theksoi Donald Trumpi në fushatën e vitit 2016, ajo që ka paguar çmimin.
Donald Trump ishte i suksesshëm me fitoren e tij në vitin 2016, pasi e kuptoi instinktivisht se faktorët më të rëndësishëm në udhëheqjen politike në Shtetet e Bashkuara sot janë:së pari, dhembshuria dhe një kuptim i vërtetë i jetës së përditshme të njeriut të zakonshëm; së dyti, aftësia dhe gatishmëria për të kuptuar rreziqet ekzistenciale të së majtës, dhe vendosmërinë e tyre për të transformuar vendin; së treti, këmbëngulje e fortë në përballjen me opozitën, në shkallë vendi ose ndërkombëtarisht; dhe së katërti, bërja e çdo gjëje të mundshme për të mbajtur premtimet e fushatës.

Ai ka qeverisur në përputhje me rrethanat. Elitat e kombit do të bënin mirë të lexonin një postim në Twitter nga aktori i njohur amerikan Xhejms Uds më 17 maj të këtij viti, mbi arsyen pse Donald Trump mbështetet nga kaq shumë amerikanë, pavarësisht mungesës prej tij të “karakterit dhe civilizmit”: “Le ta pranojmë. Donald Trump është një individ arrogant. Ai është vanitoz, i pandjeshëm dhe i vrazhdë. Por ai e do Amerikën më shumë se çdo president tjetër që kam parë në jetën time. Ai është muri i fundit mbrojtës midis nesh dhe “kënetës” së Uashingtonit”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE