Connect with Us

Luli Basha i LSI-së, po kërkon Kodin Zgjedhor ekzistues ose një version që bllokon zgjedhjet  

Politikë

Luli Basha i LSI-së, po kërkon Kodin Zgjedhor ekzistues ose një version që bllokon zgjedhjet  

Publikuar

-

Meta “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit/ Po të më kishin dëgjuar…

Të dashur demokrate dhe demokratë!

Për të kuptuar se çfarë ka dalë nga puna e ekspertëve në tryezen zgjedhore dhe çfarë do dalë nga divani i negociatave të ambasadoreve, na u desh të benim një shikim të shpejtë të teksteve me stilin “si propozohet / si po kërkohet të bëhet”.

Drafti i ekspertëve i miratuar edhe nga PS parashikon kryekomisioner për zgjedhjet dhe organe ankimimi dhe shqyrtimi me dy nivele përpara se të dalë vendimmarrja nga kryekomisioneri.

Praktikisht organet e shqyrtimit dhe ankimimit janë kolegjiale dhe KQZ parashikohej të shndërrohej në organ monokratik duke lidhur përgjegjësinë për vendimmarrjen te individi.

Luli Basha ka kërkuar që ti shtojë skemës edhe një zëvendeskryekomisioner me vendimmarrje me firmë të përbashkët me kryekomisionerin. Sigurisht edhe të drejtën e propozimit të emrit për kandidatin.

Po kërkohet praktikisht kolegjialitet me formulë bllokuese për vendimmarrjen.

Nëse i vezhgon secilen me rradhë, të gjitha formulat që ka kërkuar PD ose janë “zgjidhje” që e lënë situatën e procesit siç ka qënë, pra në drejtim të kundërt me depolitizimin e kërkuar nga OSBE/ODIHR, ose janë propozime me formula që rrezikojnë të gjitha të bëhen bllokuese të proçesit zgjedhor.

Drafti parashikonte administrate zgjedhore, e gjitha e ndërtuar mbi baza kandidimi të personave që dëshironin te ushtronin funksionin e administratorit zgjedhor. Të gjithë trajnohen dhe pajisen me çertifikatë si administrator zgjedhjesh. Për secilin ndërtohej databaza historike e sjelljes në procesin zgjedhor, e domosdoshme për proçese zgjedhore të ardhshme. Në rast se nuk kishte mjaftueshëm kandidatura, KQZ kryesisht përfshin duke përzgjedhur me short, administratë publike.

Nga hyrja në fuqi e draftit, administrata publike trajnohet e gjitha edhe si administratorë zgjedhjesh. Çertifikata e trajnimit si administrator zgjedhjesh shndërrohet ne CV për çdo punonjës administrate. Dhe çertifikimi si administrator zgjedhjesh është kusht karriere për administratën publike.

LEXO EDHE:  Lufta PS-LSI/ Sherr dhe akuza të ashpra për dëborën

Qëllimi është arritja e plotësimit të rekomandimit OSBE/ODIHR, pra depolitizim i plotë i administratës zgjedhore.

Proçedura e hapjes së kutive është thjeshtuar për të rritur presionin tek numëruesit dhe përpunuesit e të dhënave,  duke bërë praktikisht të pamundur tendencën për manipulim të fletëve, kutive dhe eventualisht rezultatit.

Fakti që kutite mund te hapen ne cdo rast, detyron friken nga ligji per administratoret e zgjedhjeve.

Këto janë vetëm dy nga skemat se si ishte drafti i ekspertëve.

Nga këto skema kuptohet qartë se si LSI/PD po kërkojnë të masakrojnë draftin në emër të negociatës dhe se pse kanë tre vjet që bllokojnë proçesin duke vazhduar të shpikin kërkesa shtesë edhe sot, sa herë ato u pranohen nga pala tjetër.

Gjithçka flet vetëm për një gjë. Luli Basha nuk po negocion për PD-ne në komisionin e Reformës. Ky stil negociate i përket LSI-së. Luli Basha ka braktisur përfundimisht demokrateët që janë hambari i administratorëve zgjedhore për një forcë të madhe politike si PD, dhe po kujdeset që proçesin zgjedhor t’ja lërë një tufe kamikaze të caktuar nga LSI. Demokratët i kanë dalë tepër. Tani Luli ka nja 200 Petrita të LSI-së. Me ata do luftojë për fitoren e demokratëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Reformën Zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

LEXO EDHE:  Majko thumbon Bashën/ Nxori nga zyra dy ish-nënkryetarët për dy ish-socialistë të stresuar

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE