Connect with Us

“Kundër qeverisë me çdo mjet”/ Vetëvendosje paralajmëron protesta

Kosova & Rajoni

“Kundër qeverisë me çdo mjet”/ Vetëvendosje paralajmëron protesta

Publikuar

-

Tashmë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të përdorë të gjitha mënyrat politike dhe demokratike përmes protestave dhe peticioneve për të kundërshtuar qeverinë e re të dalë “jo nga vullneti i popullit”.

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherazi deputete e LVV-së, Arbërie Nagavci, tha për Euronews Albania se kërkesat e qytetarëve për protesta janë në rritje.

Nagavci e cilësoi qeverinë e re “të ardhur përmes manipulimit politik” dhe jo “legjitimimit qytetar” në zgjedhje demokratike.

“Ne do të ndjekim të gjitha mjetet politike duke qenë të kujdesshëm duke shmangur manipulimet dhe të mos vazhdojmë në rrugët që po synon Presidenti duke shkaktuar incidente,” – tha Nagavci duke kujtuar rastin e dhunimit të një aktivisti nga rojet e Presidentit Thaçi pas disa thirrjesh ndaj tij.

Nënkryetarja e parlamentit shprehu bindjen se Vetëvendosje është partia më e përkrahur nga qytetarët dhe në zgjedhjet e ardhshme ajo do të rikthehet në qeveri, por sidoqoftë do ta vazhdojë betejën politike në rrugë demokratike.

LEXO EDHE:  Protesta/ Çim Peka merr në mbrojtje Lulzim Bashën

Ajo theksoi se ditët e fundit ka pasur kërkesa në rritje nga qytetarët për protesta, protesta që janë kërkuar edhe për datën 5 qershor, por të cilat Nagavci i konsideroi jo për të mbajtur pushtetin.

Ndikimet e Presidentit Thaçi dhe ish-Kryeministrit Haradinaj për të mbledhur votat e mjaftueshme për qeverinë Hoti, Nagavci i konsideroi “dëshmi të qarta për investimet e mëdha për të mbajtur pushtetin politika e vjetër”.

“Qeveria Hoti u votua me minimumin e nevojshëm, 61 vota, mes tyre njëri ka votuar nën kushtëzim të Presidentit dhe një tjetër edhe pse i dënuar me burg për keqpërdorim,” – tha Nagavci, e cila pohoi se çështja mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por e konsideroi atë “institucion të kapur”.

Deputetja e Vetëvendosjes vlerësoi 3 deputetët e LDK-së që nuk votuan qeverinë e re dhe kritikoi ish-aleatët e koalicionit për “bindjen e radhës ndaj Presidentit Thaçi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Qeveria e re, levë për marrëveshje me Serbinë

Publikuar

-

Nga

Në Kuvendin e Kosovës u votua sot qeveria e re e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Qeveria e Albin Kurtit, edhe pse sipas anketave të fundit ka ende një mbështetje të madhe nga qytetarët, u zëvëndësua nga një qeveri e re, që do të ketë për synim kryesor arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Kështu që akoma pa filluar punën, për të flitet si për “qeverinë e dialogut”.

Reciprociteti prioritet edhe i qeverisë së re

Heqja e taksave pa ndonjë kusht tjetër do të kishte qenë vendim politik shumë i kushtueshëm për Kurtin, por heqja e reciprocitetit që vendosi qeveria e Kurtit duket se mund të jetë një vendim edhe më i shtrenjtë për koalicionin e Avdulah Hotit.

Në ditët e fundit të qeverisjes së saj, qeveria në largim e Kosovës ndaloi importin e produkteve serbe, të cilat në dokumentet shoqëruese nuk përmbajnë “Republika e Kosovës”. Pra në mënyrë simbolike, për qeverinë e re të Kosovës, heqja e vendimit për përcaktimin “Republika e Kosovës” në dokumentet në tregtinë mes dy vendeve, do të jetë edhe më e vështirë sesa heqja e taksave 100 përqind.

Megjithatë aktivisiti nga Strpçe, Milos Milovanoviç, beson që herët apo vonë kjo do të ndodhë. Ai mendon se qeveria e re do të jetë më e hapur sa i përket dialogut, duke shtuar se rrethana e tanishme me pandeminë apo zgjedhjet dhe formimi i një qeverie të re në Serbi, do t’i japin hapësirë dhe kohë ​​qeverisë së re të Kosovës të marrë vendime.

“Kjo do të japë qeverisë së Avdulah Hotit kohë të mjaftueshme, që të mund të tërheqë ngadalë vendimet e qeverive të mëparshme që penguan vazhdimin e dialogut, por edhe për të krijuar një narrativë, në të cilën dialogu do të paraqitet si i nevojshëm në kontekstin e marrëdhënieve të mira të Prishtinës me BE dhe SHBA”, thotë Millovanoviç.

Donika Emini, drejtore e Platformës “CiviKos”, beson që Hoti do të shfuqizojë masat e reciprocitetit, nën pretekstin e shpëtimit të partneriteteve strategjike.

“Qeveria e re po formohet vetem me një qëllim – që të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Deri sot qeveria e re ka qenë e paqartë kur është pyetur për programin e saj dhe listën e prioriteteve, por tashmë ka konfirmuar se dialogu do të jetë prioriteti i tyre kryesor, i cili paraqitet si mision për të rivendosur marrëdhëniet tani më të dëmtuara me SHBA dhe BE”, tha Emini për DW.

LEXO EDHE:  Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

LEXO EDHE:  Pamjet me dron nga protesta/ Dështimi i radhës i Bashës dhe Kryemadhit

“Pas marrëveshjes me Serbinë, qeveria do të bjerë e do të hapet rruga për zgjedhje të reja.”

Milovanoviç beson se anulimi i vendimeve të qeverisë Kurti varet drejtpërdrejt nga stabiliteti i qeverisë së ardhshme: “Vendimet e shpejta mund të kenë kosto të larta politike për LDK-në, sepse në një farë mënyre do të konfirmojnë narracionin që interesat personale dhe lajkat partiake ishin motivet kryesore për prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Kurti,” tha Milovanoviç për DW.

Emini parashikon gjithashtu një qeveri të dobët dhe një opozitë të fortë: “Qeveria do të jetë shumë e dobët, nuk do të ketë fuqinë për të lëvizur gjërat përpara dhe do të jetë edhe më e dobët në parlament. Pritet që ajo do të jetë vetëm levë për të arritur një marrëveshje me Serbinë, pas së cilës do të bjerë dhe kështu do të hapet rruga për zgjedhje të reja.”

Hap prapa për Kosovën

Ndërkohë që e ardhmja e afërt për qeverinë e re duket e ndërlikuar, Vetëvendosja mund të përfitojë nga e gjithë situata, sipas doktor Aidan Hehiriz, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster.

“Vetëvendosja ka ende shumë mbështetje nga qytetarët dhe duhet të jetë në gjendje të përdorë të metat e shumta të koalicionit të LDK-së, si në rrugë ashtu edhe në Kuvend. Fryma e ndryshimit që ka krijuar tek njerëzit nuk po zvogëlohet dhe publiku e ka shprehur qartë që mbështet agjendën e Vetëvendosjes “, vlerësoi Hehir për DW.

Para marrjes së pushtetit nga Vetëvendosja shqetësimi kryesor ishte aftësia e tyre për të qeverisur, duke patur parasysh që partia kishte qenë vetëm në opozitë që nga themelimi. Dyshime të tilla nuk ka më, beson Hehir.

“Vetëvendosja ka zhbërë të gjitha dyshimet, me aftësitë e saj për të drejtuar në mënyrën kompetente qeverinë, ndërsa garda e vjetër dhe mbështetësit e tyre të huaj kanë mësuar se si rrëzohet një qeveri. Rënia e qeverisë është një hap prapa për Kosovën, por gjithashtu ka zbuluar shumë qartë se në çfarë mase është i kapur vendi. Në mënyrë paradoksale, kjo mund të përshpejtojë fundin e elitës së vjetër të korruptuar,” beson Hehir./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e re e Kosovës gati/ Konfliktet vazhdojnë

Publikuar

-

Nga

Nga e mërkura Kosova mund të ketë qeverinë e re të krijuar nga LDK me partner të rinj. I mandatuar për kryeministër është Avdullah Hoti. Vetëvendosja vazhdon ta kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca për krijimin e qeverisë së re të Kosovës me mandatarin e ri të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, mbahet të mërkurën në mesditë, (03.06). Kërkesa për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme u dorëzua në kuvend nga LDK me nënshkrimin e 61 deputetëve që pritet ta krijojnë shumicën e re parlamentare pas rrëzimin me mocion mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit. Kërkesa për mbajtjen e seancës për krijimin e qeverisë së re u dorëzua pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e publikoi vendimin prej 162 faqesh, me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri, Avdullah Hoti. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK, Arben Gashi, tha se kjo parti dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë votat e mjaftueshme për miratimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje këmbëngul për zgjedhje të reja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit për mandatarin e ri për krijimin e qeverisë vazhdon të kundërshtohet dhe cilësohet i papranueshëm nga lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e  fundit doli e para. Tash pas rrëzimit në parlament të qeverisë Kurti, kjo parti kërkon zgjedhje të reja. Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi të hënën Gjykatës Kushtetuese “që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik”, t’i ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e saj për dekretin e presidentit.

Kryeministri në largim, Albin Kurti

“Dekreti antikushtetues i Presidentit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej”, thuhet në kërkesën e kësaj lëvizjeje.

“Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje”

LEXO EDHE:  Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkoi që sa më shpejt të formohet qeveria e re sepse sipas tij, “Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje”. “Ftoj partitë dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë. Kosova ka humbur shumë kohë duke ndërruar qeveri dhe kryeministra. Kosova është vonuar si në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm. Tani është koha për rimëkëmbje ekonomike. Të vazhdojmë reformat në të gjithë sektorët e jetës”, tha presidenti Thaçi.

I mandatuar për krijimin e qeverisë re, Avdullah Hoti

Ndërkohë, qeveria e Kosovës në detyrë me kryeministër Albin Kurtin të dielën mbrëma forcoi masat e reciprocitetit ekonomik ndaj Serbisë. Ky vendim menjëherë u kundërshtua nga Bashkimi Evropian dhe i ngarkuari special në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve dhe duhet të hiqen menjëherë”. Edhe presidenti Hashim Thaçi, e kundërshtoi këtë vendim dhe tha se “është mëse urgjente që të gjitha masat që kanë cënuar raportin tonë kohëve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen menjëherë, që në fillimet e qeverisë së re”.

I mandatuari për krijimin e qeverisë re Avdullah Hoti, tha se “qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog”. “Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi Avdullah Hoti, që pritet të jetë kryeministër i ri i qeverisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë, Kurti që fuqizoi reciprocitetin me Serbinë, shkroi se “t’i mohosh Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane”. Sipas Kurtit Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët, ndërsa, bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe sipas Kurtit Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e re e Kosovës/ LDK kërkon të votohet të mërkurën

Publikuar

-

Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlamentit që të mërkurën të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti.

Kërkesa u shtrua vetëm pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi vendimin prej 162 faqesh me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se tashmë kjo parti dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë votat e mjaftueshme për miratimin e qeverisë së re.

Më 30 prill presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Dekreti i tij u sfidua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese. Të enjten më 28 maj, Gjykata i dha të drejtë dekretit të presidentit duke nxitur reagimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilësoi të padrejtë dhe të papranueshëm. Kjo lëvizje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe e quan të papranueshme formimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhje të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Më 25 mars Lidhja Demokratike rrëzoi qeverinë e koalicionit të saj me lëvizjen e Vetëvendosje përmes një mocioni të mosbesimit. Mocioni pasoi mospajtimet e thella ndërmjet ish partnerëve të koalicioni rreth trajtimit të tarifave ndaj mallrave serbe, të cilat më 31 mars u hoqën nga qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti dhe u zëvendësuan më masa të reciprocitetit. Lidhja Demokratike kërkoi që të veprohet sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për heqjen e plotë të tarifave pa masa tjera.

Të dielën qeveria në detyrë forcoi masat e reciprocitetit dhe tash e dy ditë me radhë asnjë maune me mallra serbe nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës dhe të gjitha duhet të jenë të pajisura me leje hyrëse të lëshuara nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Që nga 31 marsi ishte lejuar që mallrat serbe të hynin me mbishkrimin Kosovë, por meqë në eksportet nga Kosova autoritetet serbe kërkuan që të vendoset mbishkrimi Republika e Serbisë, qeveria në Prishtinë vendosi të përgjigjej në mënyrë të ndërsjellë.

LEXO EDHE:  Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Pamjet me dron nga protesta/ Dështimi i radhës i Bashës dhe Kryemadhit

Vendimi i saj nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por edhe të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, sipas të cilit “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve dhe duhet të hiqen menjëherë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili kundërshtoi vendimin e qeverisë në detyrë, tha të hënën se “është mese urgjente që të gjitha masat që kanë cenuar raportin tonë kohëve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen menjëherë, që në fillimet e qeverisë së re. Përkrahja amerikane në ekonomi, ushtri, diplomaci është jetike për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë tonë. Kosova duhet të projektoj sigurinë dhe stabilitet me pikësynimin e qartë drejt ngadhënjimit të vlerave euro-atlantike. Unë shpresoj dhe besoj që kjo do të ndodhë në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti, tha se “qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi ai.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi ndërkaq se t’i mohosh Kosovës parimin e reciprocitetit “do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët. Bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi zoti Kurti.

Qëndrimi i kryeministrit në detyrë u mbështet nga kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në dorën e së cilës është vendimi se kur do të mblidhet kryesia e parlamentit për të caktuar seancën e votimit të qeverisë së re, ngritjen e së cilës ajo e ka kundërshtuar./ VOA

LEXO TE PLOTE