LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kabina elektrike përfshihet nga flakët, kryendeshja e javës nuk do të luhet me drita

4 Qershor 2020, 12:31, Sport CNA
Kabina elektrike përfshihet nga flakët, kryendeshja e javës nuk

FSHF-ja ka ndryshuar orarin e kryendeshjes së javës 28-të në Kategorinë Superiore, atë mes Partizanit dhe Kukësit.

Kjo ndeshje ishte programuar të luhej ditën e diel, duke filluar nga ora 20:00. Megjithatë FSHF-ja ka vendosur ta ndryshojë orarin e kësaj ndeshje, e cila tashmë është vendosur që të luhet ditën e diel duke filluar nga ora 17:00.

?Panorama Sport? mëson nga burime të sigurta se dje pas ndeshjes një prej kabinave të sistemit të ndriçimit ka marrë flakë dhe është e pamundur që të dielën të luhet me drita. Pra, të gjitha ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë Superiore do të luhen të dielën, në orën 17: 00.

Ndeshjet e ditës së diel:

Bylis-Teuta 17:00
Flamurtari-Skënderbeu 17:00
Laçi-Vllaznia 17:00
Luftëtari-Tirana 17:00
Partizani-Kukësi 17:00

Lajmet e fundit nga