LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

4 Qershor 2020, 15:37, Lifestyle CNA
Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/

Ermand Mertenika, Inxhinieri i Pajisjeve Mjekësor, aktualisht përgjegjës për respiratorët në dy spitalet Covid në Shqipëri, ka ngritur alarmin për një shpërthim vale të dytë të pandemisë nëse qytetearët vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e distancimit social.

Në një prononcim për CNA.al, ai u shpreh se situata aktualisht ka ndryshuar për vetë faktin se aktiviteti i Covid-19 është dekrementuar si rezultat i adaptimit të sistemit imunitar.

?Situata aktualisht ka ndryshuar për vetë faktin sepse aktiviteti i Covid-19, është dekrementuar si rezultat i adaptimit të sistemit imunitar të qytetarëve por që ne vazhdojmë sigurisht të bashkëjetojmë me Covid-19 pasi hera herës investigojmë pacientë të cilët rezultojnë pozitiv pas kryerjes së tamponit të parë ose të dytë.?

Sa i përket masave, ai u shpreh se për aq kohë sa nuk është përceptuar akoma materiali ARN i këtij virusi duhet me patjetër të marrim disa masa në sub-koshiencën tonë për të evituar konceptin zinxhir i cili mund të sjellë valën e dytë të përfolur.

?Duke patur parasysh që ne po bashkëjetojmë me virusin e panjohur, pavarësisht që nuk e dimë saktësisht mënyrën e reagimit të tij në situata të ndryshme sepse nuk është përceptuar akoma materiali ARN i këtij virusi, atëherë duhet me patjetër të marrim disa masa në sub-koshiencën tonë për të evituar konceptin zinxhir i cili pikërisht ky koncept zinxhir mund te sjelli valën e dyta të përfolur.

Duhet të ruajmë distanicmin social, dhe në raste si përshembull: Temperaturë e lartë, lodhje muskulare, humbje e sensacionit të shijes, kollitjet, atëherë duhet të vetë karantinohemi ose të qëndrojmë në distancë nga komuniteti si përshembull, ambientet e punës apo vende të tjera në të cilën mund të evitojmë riskun e përhapjes (dispersionit ) të Covid.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga