Connect with Us

Humbja ndaj Skënderbeut, Jasir Asani “ngre në qiell” futbollistin e Partizanit: Ti meriton numrin 10

Sport

Humbja ndaj Skënderbeut, Jasir Asani “ngre në qiell” futbollistin e Partizanit: Ti meriton numrin 10

Publikuar

-

Jasir Asani i ka thurur elozhe talentit 20 vjeçar të Partizanit, Besnik Ferati. Mesfushori nga Shkupi shënoi një gol shumë të bukur mbrëmë në sfidën kundër Skënderbeut, por nuk i shërbeu shumë skuadrës, pasi të besuarit e Sormanit u mposhtën 1-2.

Në një InstaStory, Asani tha se Ferati meriton të luajë më shumë ndeshje si titullar për kampionët në fuqi, si dhe meriton edhe numrin 10, numër të cilin e mban vetë Asani, që për momentin është i huazuar në Suedi tek AIK.

“Urime vëllai im, ti meriton shumë më shumë dhe besoj se të takon numri 10 tek ekipi i Partizanit. Vlerat e tua do t’i tregosh edhe në ndeshjet e ardhshme, pasi ti ke kualitetin për të qenë pjesë e formacionit titullar. Urime për golin dhe sa më shumë suksese në të ardhmen”, shkroi Jasir Asani për mesfushorin e “Demave”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Rifillimi i kampionatit, Idriz Batha befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Për Idriz Bathën, kampionati ka rifilluar si mos më mirë. Mesfushori i Tiranës ka gjetur menjëherë rrjetën që në ndeshjen e parë, suksesin 3-1 ndaj Bylisit dhe sheh se si ekipi i tij bën një tjetër hap më të sigurt drejt titullit kampion.

Batha e ka cilësuar si të kënaqshme paraqitjen e parë të Tiranës pas rifilimit dhe në një prononcim për RTSH, ka folur edhe për vështirësitë e kësaj ndeshje pas një shkëputje të gjatë.

“Ishte diçka e mirë ajo që treguam në Ballsh, bëmë një ndeshje të kënaqshme sa i përket fazës së lojës se kishim gati dy muaj e ca pa zhvilluar ndeshje. Personalisht më pëlqeu ekipi, sidomos me atë që shprehëm në pjesën e parë dhe shpresojmë që të kemi këtë vazhdimësi.

Jo vetëm ne, por me sa pashë edhe në kronikat e ndeshjeve të tjera, të gjitha ekipet kishin pasur probleme fizike dhe është normale. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje, ekipi do të gjejë freskinë që kishte para se të ndalej kampionati”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Sport

Futbollisti i Realit në telashe, rrezikon të burgoset. Ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Rregullat e karantinimit kanë hapur telashe për lojtarin e skuadrës së Real Madrid.

Sergio Diaz është mes lojtarëve që është parë të thyej rregullat e karantinës, në Amerikën Jugore.

Diaz, lojtari i huazuar te Cerro Porteno, ishte kapur nga policia teksa po qëndronte në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës, Sebastian Ferreira.

Lojtarët tashmë do të meren në pyetje nga policia e Paraguajit, për sjelljet e tyre që nuk ishin në përshtatje me ligjin.

Diaz është pjesë e Real Madrid që nga viti 2016, pasi transferohej në Real Madrid pikërisht nga Cerro Porteno.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të meret për anëtarin e Real Madrid. 

LEXO TE PLOTE

Sport

E BUJSHME/ Armando Broja “fërkon duart” nga ndryshimi i rregullores në Premier Ligë, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Kampionati anglez i futbollit po bëhet gati për rikthimin e tij dhe Armando Broja mund të ketë shanse më të mëdha për ta parë veten përsëri me fanellen e Çelsit në fushën e lojës. Sulmuesi i talentuar shqiptar është bërë pjesë e ekipit të parë në stërvitjet që blutë londienzë po zhvillojnë për rifillimin, por me ndryshimet e rregulloreve që po planifikon Premier Liga, do të ketë mundësi më të mira për të zbritur përsëri në fushë.

Broja debutoi në kampionatin anglez në minutat e fundit të sfidës ndaj Evertonit, para se kampionati të ndërpritej si pasojë e shpërthimit të pandemisë. Pas kthimit në stërvitje, Lampard vendosi të grumbullonte edhe sulmuesin e ri shqiptar me ekipin e parë, duke e menduar si pjesë të alternativave për vijimësinë e këtij sezoni, kjo edhe për shkak të ndryshimeve që planifikohen në rregullore.

Premier Liga pritet që të ndryshojë sistemin, duke pranuar 5 zëvendësime siç kanë bërë edhe vendet e tjera për t’u përballur me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve. Por njëkohësisht, ajo po miraton edhe “zgjerimin e pankinave”. Kjo do të thotë se numri i lojtarëve në pankinë do të rritet, duke pasur tashmë 9 futbollistë të gatshëm për trajnerët, që të kenë më shumë alternativa meqë shtohet edhe numri i zëvendësimeve që mund të përdorin gjatë sfidave.

Kështu, Broja do të ketë më shumë mundësi që ta shohë veten në pankinë në ndesjet e mbetura në këtë sezon e nuk është çudi që të gjejë minuta në sfida të tjera të bluve, ku ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik.

LEXO TE PLOTE