LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares/ Qindra qytetarë shkojnë poshtë zyrës së Besa Shahinit

4 Qershor 2020, 16:12, Sociale CNA
Foto-Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares/ Qindra qytetarë shkojnë

Thirrjes së fortë në rrjetet sociale, pas abuzimit seksual të 15-vjeçares në Babrru nga ish-roja i shkollës Abaz Doku, i janë bashkuar qindra qytetarë.

Fillimisht qytetarët janë grumbulluar në sheshin ?Nënë Tereza? dhe më pas kanë nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit.

Kësaj turme i janë bashkuar edhe qindr a qytetarë të tjerë në Bulevard dhe aktualisht kanë shkuar poshtë zyrës së ministres së Arsimit Besa Shahinit.

Me pankartën në duar ?për fëmijërinë e vjedhur?, qytetarët kërkojnë një reagim institucional lidhur me këtë rast, si dhe me të gjithë rastet e dhunës apo abuzimit seksual.

Në protestë janë pikasur edhe figura të politikës shqiptare, këngëtare, personazhe publike, pedagogë dhe aktivistë.

Ky është një shembull i pastër se si shqiptarët mund të bashkohen për kauza të forta dhe të drejta qoftë edhe nga një thirrje në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga